Krishtlindjet festë zyrtare, sa ditë pushimi përfitojnë shtetet kudo në botë dhe sa Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e pushimit janë një moment i rëndësishëm për të gjithë familjet që të mblidhen bashkë apo edhe për individë të caktuar që të pushojnë nga ditët e gjata dhe stresuese të punës. Ndaj dhe festat e fundvitit shihen si mundësi të mira që të përfitohet për të pasur ditë të tilla. Mirëpo, jo të gjithë shtetet kanë festa të njëjta, aq më pak ditë pushimi zyrtare të njëjta.

Meqënëse jemi në festën e Krishtlindjeve, e cila celebrohet nga të gjithë ndjekësit e fesë së krishterë dhe ortodokse edhe në Shqipëri, le të zbulojmë se sa ditë pushimi ka në secilin shtet të Europës.

Në Shqipëri, festë zyrtare është vetëm data 25. Megjithatë ka disa kompani, kryesisht të huaja, që e kanë mbyllur zyrën këtë javë dhe rifillojnë punë me padtë 6 janar, po shumë pak ama!

Por, edhe për administratën publike, ndonëse është vetëm 1 ditë pushim për Krishtlindje, ata duket se do të kompensohen për Vitin e Ri. Ditën e djeshme, qeveria caktoi ditë pushim dhe 3 janarin për administratën publike, duke bërë që puna për ta të fillojë në 6 janar, pas një jave pushime.

Shtete të cilat kanë shtuar bujarinë në dhënien e ditëve të pushimit, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të cilit shtet, janë:

-Italia. Në shumë zona të shtetit tonë fqinj ditët e pushimit zyrtar përfshijnë tre të tilla. Kjo daton nga shumë vite më parë dhe është bërë traditë tashmë në këtë shtet.

-Finlanda: Edhe ky shtet ka tre ditë pushimi zyrtare me rastine Krishtlindjeve.

-Shtete të tjera ‘bujare’ janë edhe Estonia, Letonia. Më pas ndjekin pjesa më e madhe e Europës e cila ka dy ditë zyrtare pushimi që pasojnë datën 24.

Lexo edhe :  Arrestohet Meriton Mjekiqi, përfundon në pranga dhe vëllai i tij

-Më ‘dorështrënguarit’ renditen shtete si : Ballkani (Edhe Shqipëria), Franca, Spanja me vetëm 1 ditë pushimi.

-Në vende me popullsi shumë të lartë të fesë muslimane si Gadishulli i Arabisë Saudite dhe Afrika Veriore, kjo festë nuk është ditë pushimi zyrtare.

Në botë, vendi me numrin më të madh të ditëve zyrtare të pushimit (në total në vit) është India me 21 ditë e ndjekur nga Kolumbia dhe Filipinet me 18. Kina dhe Hong – Kongu kanë 17 ditë zyrtare pushimi, ndërsa Tajlanda, Turqia dhe Pakistani gëzojnë nga 16 ditë. Japonia, Argjentina dhe Suedia llogarisin 15 ditë pushimi zyrtare në vit, shkruan ‘monitor’.

Avantazhet e ditëve të pushimit kanë të bëjnë me faktin se njerëzve iu jepet më shumë kohë për të qenë me familjen si dhe për t’iu dedikuar argëtimit. Ekspertët e sjelljeve sociale thonë se ato gjithashtu shërbejnë për të rritur ndërveprimin social dhe produktivitetin. Punonjësit kanë mundësi që të clodhen dhe më pas t’i dedikohen punës me një rendiment më të lartë.

Por, kanë edhe anën tjetër të medaljes, pasi ndikojnë në ngadalësimin e transaksioneve që mund të bëhen përmes bankave, si dhe për sektorin financiar. Financat duhet të presin për pak kohë për t’u vënë në lëvizje, megjithatë qeveritë gjejnë mënyra për të kompensuar këto ‘humbje’.

Të fundit

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohojmë të gjitha akuzat

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt kanë reaguar pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, duke i komunikuar...

Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Prishëm çdo gjë për 1 javë

Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Me anë të një postimi në Facebook, Soko thekson se "ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin...

Aktivistja Greta Thunberg proteston nga Tirana për Gazën

Aktivistja Greta Thunberg ndodhet në Tiranë ku të mërkurën mori pjesë në një protestë të organizuar për masakrën në Gaza. Bashkë me të edhe aktivistë...

Një 70-vjeçare nga Izraeli tentoi të vriste Netanyahun?

Një grua 70-vjeçare nga Izraeli qendror u arrestua sot nën akuzën e tentativës për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu duke prodhuar dhe përdorur një...

Trump nuk ndryshon mendje, SHBA tërhiqet sërish nga UNESCO

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të largohen përsëri nga UNESCO , agjencia arsimore, shkencore dhe kulturore e OKB-së, vetëm dy vjet pas...

Lajme të tjera

Web TV