Bullgaria planifikon të nisë vaksinimin kundër COVID-19 në fund të dhjetorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bullgaria planifikon që të nisë vaksinimin kundër koronavirusit të ri më 27 dhjetor. Vaksinat do të administrohen në tri qytetet kryesore bullgare, tha shefi i Inspektoratit shëndetësor, Angel Kunchev.

Së bashku me shtetet tjera anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria po pret që Agjencia Medicinale Evropiane (EMA), që të miratojë vaksinën kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech. EMA pritet që lidhur me këtë gjë të njoftojë më 21 dhjetor, raporton Reuters.

Kunchev tha se kamionë me doza të vaksinën pritet të vijnë nga Belgjika dhe t’iu shpërndahen të gjitha vendeve anëtare të BE-së më 24 dhjetor dhe tha se pret që vaksinat në Bullgari të arrijnë në orët e vona të 25 dhjetorit apo më 26 dhjetor.

“Ne jemi të përgatitur dhe do të nisim vaksinimin një ditë më vonë, më 26 dhjetor, në spitalet e qytetit të Sofjes, Varnës dhe Burgasit”, tha ai.

Administrimi i vaksinave kundër koronavirusit tashmë ka nisur në Mbretëri të Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Bullgaria do të marrë kontingjentin e parë të vaksinave prej 10,000 vaksinash dhe Kunchev tha se pret që edhe 57,000 vaksina të tjera të arrijnë në janar, ndërkaq në muajt në vijim do të vijnë edhe të tjera.

Të dielën, më 20 dhjetor, Bullgaria raportoi për 1,002 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve në këtë shtet ka arritur në 191,029, ndërkaq 6,551 pacientë kanë vdekur.
l.m/Fjala.al

Të fundit

E rallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli, habiten shkencëtarët

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është...

Varrezat e makinave nuk do të lejohen më, ja çfarë ka planifikuar Qeveria

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj. “Tjetra...

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy të miturit dyshohet se kanë...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Lajme të tjera

Web TV