Europa ‘i mbyll dyert’ Britanisë pas shfaqjes së një varianti të ri koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja e një varianti të ri koronavirusi në Britani ka bërë që një pjesë e Anglisë dhe Londra të vendosen në karantinë.

Të dhënat paraprake tregojnë se varianti i ri i virusit është “deri në 70 për qind më i transmetushëm.” Holanda ndaloi fluturimet nga Britania ndërsa Italia shpalli kufizime të reja nga 21 dhjetori deri më 6 janar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se është në “kontakt të ngushtë” me zyrtarët britanikë në lidhje me variantin e ri të koronavirusit që ka shpërthyer.

Deri tani dihet se ky variant i ri përhapet më shpejt sesa i mëparshmi, por besohet se nuk është më vdekjeprurës.

Pjesë të mëdha të Anglisë, përfshirë Londrën, janë vendosur tani në izolim të ri dhe të rreptë me qëllim për të ulur përhapjen e virusit. Të dhënat paraprake tregojnë se varianti i ri i virusit është “deri në 70 për qind më i transmetushëm”.

Deri tani nuk ka prova se varianti i ri reagon ndryshe ndaj vaksinave të zhvilluara.

Kryeministri Boris Johnson shpalli urdhrin e ri “qëndroni në shtëpi” deri më 30 dhjetor.

“Vendosa të mos festoj me familjen këtë vit pasi punoj në kolegj dhe është vend me rrezik të lartë. Shpresoj që të paktë të dalë shëtitje,” thotë Corrine Roberts, një banore e Londrës.

Të dielën, Holanda vendosi të ndalojë fluturimet nga Britania pikërisht për të frenuar përhapjen e variantit të ri të virusit. Ndalimi do të mbetet në fuqi deri më 1 janar, sipas një njoftimi të qeverisë. Holandës ju bashkua edhe Italia e Belgjika.

Ndalimi i udhëtimeve erdhi pasi një rast në Holandë u zbulua se lidhej me variantin e ri të virusit të që po përhapet në Mbretërinë e Bashkuar.

Lexo edhe :  Bashkimi Europian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Italia do të vendosë kufizime të reja gjithashtu nga 21 dhjetori deri më 6 janar dhe gjatë kësaj periudhe baret dhe restorante do të jenë të mbyllur.

Në Mbarë Botën mbi 1.6 milionë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi që kur pandemia shpërtheu në Kinë dhjetorin e kaluar. Vendi më i prekur mbretet ShBA-ja me mbi 314 mijë vdekje i ndjekur nga Brazili, India, Meksika dhe Italia.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV