Mbyllet jave e 8-të e Kategorisë së Parë, Burreli dhe Dinamo ndajnë nga një pikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burreli dhe Dinamo ndajnë nga një pikë, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Është mbyllur sot java e 8-të e Kategorisë së Parë, me dy përballjet e fundit, të vlefshme për Grupin B apo grupin e Veriut. Në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, Burreli e Dinamo janë ndarë me rrjeta të paprekura.

Pasi ka luajtur të shtunën 5 prej takimeve të javës së 8-të, ku mbizotëruan 3 fitoret e vendaseve dhe dy barazime, niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtën të dielën dy përballjet e fundit, të vlefshme për Grupin B apo grupin e Veriut. Në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, Burreli e Dinamo janë ndarë me rrjeta të paprekura.

Në fakt, ka qenë një sfidë e luftuar fort kjo përballje, pasi të dyja skuadrat kanë qenë më të përqendruara që të shkatërrojnë lojën e njëra-tjetrës, sesa të ndërtojnë aksione të mirëfillta për shënimin e golit dhe, për rrjedhojë, edhe ato pak mundësi që u paraqitën, ishin më tepër nga goditjet e lira apo goditjet e këndit. Në pjesën e parë, që u mbyll me rrjetë të paprekura, të dyja skuadrat ishin të barabarta në lojë.

Ndërsa në atë të dytën, skuadra vendase, e drejtuar nga trajneri Samuel Nikaj u përpoq shumë të fitonte, pasi luante në shtëpi dhe rastet nuk i munguan. Por Dinamo, duke e qenë e kujdesshme, e mori një pikë që i mjaftonte në një vizitë të vështirë si kjo në Burrel, që u mbyll në barazim 0-0. Kështu, Dinamo mban kreun e grupit A, me 17 pikë, një më tepër sesa Korabi dhe dy më tepër sesa Burreli.

Lexo edhe :  Milani dhe Interi duan shqiptarë! "Djalli" merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Të dielën u luajt edhe ndeshja tjetër, Partizani B-Veleçiku, që u mbyll në barazim 1-1. Të kuqtë realizuan me anë të mbrojtësit Florian Peqini, ndërsa ekipi nga Kopliku barazoi me Shekajn, që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është...

Parkimi “dysh”, ja kur shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg drejtuesi

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre...

1867 – Alfred Nobeli demonstron për herë të parë dinamitin

Më 14 korrik 1867, shpikësi dhe industrialisti suedez Alfred Nobel demonstroi për herë të parë shpikjen e tij më të famshme – dinamitin. Ky...

Lajme të tjera

Web TV