Sulm me bombë në Kabul, vriten 8 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme e Afganistanit thotë se një makinë-bombë ka vrarë paktën tetë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në Kabul.

Shpërthimi që ndodhi më 20 dhjetor kishte për cak një konvoj ku udhëtonte Khan Mohammad Wardak, pjesëtar i parlamentit, i cili u plagos në këtë sulm.

“Terroristët kanë kryer një sulm terrorist në qytetin e Kabulit. Fatkeqësisht, tetë qytetarë tanë janë vrarë dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin edhe pse zyrtarët kanë fajësuar talibanët. Në muajt e fundit, dhuna në Afganistan është rritur edhe pse talibanët dhe negociatorët e Qeverisë afgane po tentojnë që të arrijnë një marrëveshje të paqes, e cila ka për qëllim t’i japë fund luftës.

Vazhdimisht ka pasur përleshje të armatosura në pjesë të ndryshme të vendit si dhe sulme me bomba dhe raketa në Kabul.

Më 15 dhjetor, një bombë shpërtheu dhe pati sulm me armë zjarri në Kabul, ku u vranë tre persona, përfshirë edhe një zëvendësguvernator provincial./rel

Të fundit

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

Lajme të tjera

Web TV