Formula 1, “Ferrari”, “verë e vjetër, në shishe të vjetër”, premtim bosh për 2021-shin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se edhe në 2021, nuk do të ketë asnjë ndryshim në makinën “Ferrari”. Covid-19-ta, e detyroi FIA-n të shkurtojë buxhetin edhe për vitin e ardhshëm. Me shumë pak ndryshime në makinë, te skuadra italiane janë të vetëdijshëm që nuk do të ketë ndonjë diferencë të madhe, nga paraqitja e sezonit që sapo përfundoi.

Drejtori sportiv i “Ferrarit”, Loront Mekis pohoi se skuadra italiane ka pasur “arritje të vogla, por shumë të rëndësishme” gjatë një sezoni të trazuar të Formula 1 në vitin 2020, duke ofruar shpresë se mund të kthejë fatin e saj në 2021.
Në vitin 2020 “Ferrari” pati sezonin e vet më pak konkurrues në historinë e kohëve të fundit. Vendi i gjashtë si skuadër, në kampionatin e konstruktorëve ishte rezultati më i keq i skuadrës që nga viti 1980. Pilotët Sharl Lëklerk dhe Sebastian Fetel, arritën të siguronin vetëm 3 podiume së bashku, ndërsa ekipi vuante nga mungesa e paraqitjes aerodinamike dhe motorit me “SF1000”. Tani “Ferrari” ka një shans për të prezantuar një njësi të re të energjisë për fillimin e sezonit 2021.

Por rregullat e FIA-s, që ka ndaluar shpenzimet pas krizës së shkaktuar nga Covid-19, do të thotë që skuadrat do të duhet të vazhdojnë të përdorin shasinë e tyre aktuale edhe për sezonin e ardhshëm. Zhvillimi aerodinamik është i lejuar, por ndryshimet e mëtejshme domethënëse në makina, janë të kufizuara. Përkundër mundësive më të kufizuara për të rregulluar në mënyrë drastike makinën, “Ferrari” është i bindur se ka nxjerrë mësime të vlefshme që do të mbarten në vitin 2021.

“Kishte arritje të vogla, shumë domethënëse, që nuk u vërejtën sepse ishim në anën e pasme, – tha drejtori sportiv Mekis. – Por që shpresojmë se do të na bëjë më të fortë në sezonin e ardhshëm”. Mekies shpjegoi që Ferrari e kuptoi që më herët që sezoni 2020 do të ishte “jashtëzakonisht i vështirë”, por të detyruar nga kufizimet nga e Covid-19, nuk kishin se ç‘të bënin më shumë për të korrigjuar makinën.”
““Jemi të vetëdijshëm që na duhet më shumë kohë për të sjellë në pistë një makinë konkurruese. Ndaj me siguri ajo do të vijë në 2022”, – ka përfunduar ai.

Lexo edhe :  Zenit do dënohet pas fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Fshatrat e shkrumbuar të Gramshit/ Skënderbegas, banorët: Pamë ferrin me sy

Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit. Flakët që morën gjithçka që...

‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, te...

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Lajme të tjera

Web TV