Legjionarët, mbrojtësi i ri i kombëtares kuqezi, Kumbulla: Roma do të ringrihet përsëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi i ri i Kombëtares kuqezi analizon ecurinë me verdhekuqtë e kryeqytetit italian. Nuk ka luajtur në humbjen që e thellë, 1-4, që Roma pësoi të dielën përballë Atalantës, por kjo e ka penguar për të bërë një analizë të ftohtë të skuadrës së tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka folur gjatë për mikrofonin e “TeleRadioStereo”, duke e nisur që nga dështimi në Bergamo.
“Ne do të flasim me trajnerin për atë që nuk shkoi mirë dje, – ka deklaruar ai për radion në fjalë. – Në pjesën e dytë kemi rënë shumë, kemi luftuar ndaj një skuadre të fortë. Ne duhet të rifillojmë përsëri, nëse shohim vetëm të kaluarën, nuk përmirësohemi kurrë. Ne duhet të shohim gabimet dhe të përpiqemi të mos i përsërisim ato.” Me humbjen në takimin e vlefshëm për javën e 13-të, ekipi kryeqytetas ka mbetur prapa në raport me 3-shen e kreut, por Kumbulla beson tek ringritja e skuadrës së tij.
“Ne do ta provojmë, ne e kemi bërë këtë edhe nëse kemi barazuar ndaj Juventusit dhe Milanit kemi treguar se mund ta luajmë ndaj të gjithëve, – ka thënë 20-vjeçari. – Të dielën ka shkuar keq në pjesën e dytë, por ne do ta bëjmë përsëri me skuadrat e tjera.” Për mbrojtësin e ri kuqezi, nuk ka patur ndonjë ndryshim midis Veronës dhe Romës sa i përket përvojës së tij.
“Nuk e ndjej ndryshimin sepse unë u përqendrova menjëherë te skuadra dhe doja të më shihte trajneri, – ka thënë Kumbulla. – Jam shumë i qetë, më pëlqen të jem në shtëpi dhe për këtë arsye sillem në Romë siç u solla në Peskiera. Gjithçka është ndryshe nga viti i kaluar, unë tashmë kam mësuar shumë me Ibanjezin, Smallingun dhe Mançinin. Tashmë tani ndihem shumë më mirë sesa kur mbërrita.”
Natyrisht, ai mund t’u shpëtonte pyetjeve pse zgjodhi Romën dhe jo Interin apo Lacion. “Roma menjëherë më tregoi interes, pastaj falë tifozëve, trajnerit dhe ekipit u binda. Nuk dyshoja”, – ka përfunduar Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla.

Të fundit

“Ai nuk është i mirëpritur këtu”/ Reagimi i banorëve të Alaskës para takimit Putin-Trump

Në një shtëpi të gjelbër me korniza druri, në një lagje të qetë të Alaskës, korrespondentja e Sky News,...

Me një gotë mbi kokë duke kërcyer, ja si po i shijon Dua Lipa pushimet në Ibiza (VIDEO)

Dua Lipa duket se po i shojon në maksimum pushimet e saj në Ibiza. E veshur me shumë stil dhe rrethuar nga miq, këngëtarja shqiptare me...

Tifozët izraelitë shkaktuan një skandal ndërkombëtar me sloganin e tyre të turpshëm

Tifozët izraelitë, ose më saktë mbështetësit e Maccabi Haifa, shkaktuan një skandal mbrëmë (e enjte) në ndeshjen e tyre jashtë fushe në Hungari, ku...

Skandal në Shkodër/ Gurorja ndot lumin, banorët pa ujë të pijshëm

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. As investimi i ujësjellësit një vit më parë nuk ka zgjidhur problematikën e ujit...

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën në pistë, duke rezultuar në...

Lajme të tjera

Web TV