Armë dhe municion luftarak në Mat, pranga 47-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe i gjuetisë së paligjshme në Mat. Uniforma blu njoftojnë se kanë sekuestruar 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

Në pranga ka rënë Sh. T., 47 vjeç, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Mallunxë, Mat, të cilët janë ndëshkuar edhe me masën administrative 80.000 lekë secili, për shkelje të moratoriumit të gjuetisë së paligjshme në Republikën e Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i gjuetisë së paligjshme.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar, procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër.

Ndëshkohen me masë administrative 80.000 secili, për gjueti të paligjshme, 2 shtetas, si dhe me masë 10.000 lekë secili, për mosrespektim të orarit të ndalimit të lëvizjes pas orës 22:00 në kuadër të masave anticovid, 5 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në kuadër të planit të masave dhe forcimit të kontrolleve në zbatim të moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë, kanë organizuar punën duke ushtruar kontrolle të befasishme në orare të vona. Si rezultat, në vendin e quajtur “Fusha e Lajthit’, Balgjaj, Bashkia Klos, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe kontrolluar shtetasit Sh. T. dhe F. P., të cilët posedonin dy armë gjahu çifte që i mbanin pa leje, me të cilat dyshohej se po kryenin gjueti të paligjshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga shtetasi Sh. T., në zonën e Balgjajt, shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe 1 armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Lexo edhe :  Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon familja e Martin Canit

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 armë gjahu çifte, 1 armë zjarri pushkë dhe 578 fishekë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. T., 47 vjeç, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Mallunxë, Mat, të cilët janë ndëshkuar edhe me masën administrative 80.000 lekë secili, për shkelje të moratoriumit të gjuetisë së paligjshme në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, këta shtetas dhe 3 shtetas të tjerë që u konstatuan të gjithë bashkë nga Policia, janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili, për mosrespektimin e ndalimit të qarkullimit pas orës 22:00.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në ngarkim të shtetasit Sh. T., si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në ngarkim të shtetasit F. P.

Të fundit

Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më i shëmtuar që shkaktoi të vjella në të gjithë historinë...

“Putini nuk do paqe”, Macron: Do të paguajmë një çmim të lartë nesër nëse tregojmë dobësi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se...

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”. Në vendngjarje kanë...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Lajme të tjera

Web TV