Dy ditë të pezulluara/ Ja kush është vendi i parë që hap kufijtë me Britaninë e Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 2 ditë kanë kaluar dhe Franca do i rihapë kufijtë e saj për pasagjerët që vijnë nga Anglia.

Kufijtë do të hapen ditën e nesërme (23 dhjetor) duke i dhënë fund bllokadës që synonte parandalimin e përhapjes së variantit të ri të COVID.

Pjesa më e madhe e botës mbylli kufijtë e saj me Britaninë pasi u zbulua një mutacion i koronavirusit duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë Anglinë e Jugut.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë krijuar rradhë të gjata në rajonin e Kent në Britaninë e Madhe ku 2,850 kamionë kanë mbetur të bllokuar dhe presin të kalojnë drejt Francës.

Më herët kryeministri Boris Johnson i ka kërkuar Presidentit Macron që të rihapë kufijtë ndaj Britanisë.

Edhe Komisioni Europian i ka bërë thirrje vendeve anëtare të heqin kufizimet. Nëpërmjet një deklarate, Brukseli i kërkon shteteve të BE që të lejojnë “udhëtimet  e domosdoshme “ për qytetarët e BE dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Më tej, Komisioni shprehet se është dakord që vendet të marrin masa parandaluese për të kontrolluar përhapjen e variantit të ri të virusit, por shtoi se duhet “përjashtime të koordinuara”.

Pa.va/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV