Familja Alushi gëzon festat në shtëpinë e re! Veliaj: Brenda vitit japim edhe 150 të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe familja e Ymer Alushit, në fshatin Prush të Vaqarrit, do ta kalojë Vitin e Ri në shtëpinë e re, e ndërtuar nga e para pas shkatërrimit që la pas tërmeti i 26 Nëntorit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe Prefektin e Tiranës, Toni Gogu, vizituan familjen Alushi me 8 anëtarë, e cila sapo mori çelësat e shtëpisë së re falë programit të rindërtimit.

Kryebashkiaku Veliaj tha se rindërtimi është sot prova më e qartë e një qeverie që di të ringrihet edhe pas një fatkeqësie si ajo e tërmetit apo e pandemisë, dhe se ky proces do të hyjë në histori si sukses për mijëra familje të prekura nga tragjedia.

Një fatkeqësi mund të të tulasë, të të bëjë të dorëzohesh, ose mund të të mobilizojë të ngrihesh dhe të thuash: ‘do bëhem më i fortë, do solidarizohem më shumë, do krijoj një rrjet mbështetësish’. Siç do hyjë tërmeti në histori, si një nga fatkeqësitë më të mëdha që i ka ndodhur Shqipërisë, por edhe pandemia, e cila preku gjithë botën, ashtu do të hyjë në histori edhe ringritja jonë.

Ka kaluar vetëm një vit dhe çdo ditë po shohim familje që hyjnë në shtëpi të reja. Është një lajm i jashtëzakonshëm! Ne shqiptarët mund të rrëzohemi për gjëra që nuk i kemi në dorë, si tërmeti apo pandemia, por bëhemi bashkë për gjëra që i kemi në dorë si ringritja,” tha ai.

Veliaj shtoi se ashtu si familja Alushi, për pak ditë do të hyjnë në shtëpitë e reja edhe 150 familje të tjera.

Viti tjetër është viti i ndërtimit të pallateve. Shtëpitë individuale bëhen pak më kollaj dhe zgjidhin një hall të madh për një familje. Por, pallatet do të strehojnë një numër të madh familjesh. Qeveria na ka dhënë financat për të paguar bonusin e qirasë deri në ditën kur secili të marrë çelësin dhe hipotekën e shtëpisë në dorë,” u shpreh kryetari i Bashkisë.

Lexo edhe :  Gafa e Berishës me Kodin e ri Penal!/ Bie pre e memes në internet për “martesat me zor”

Edhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se paralelisht me lagjen e re në zonën e “5 Majit”, vitin që vjen nis edhe lagjja e re në Kombinat. “Jo më larg se dy kilometra nga këtu, në janar fillojmë punën për një poliqendër të re të Tiranës, njësoj si tek “5 Maji”, ku tashmë kemi nisur. Të njëjtën gjë po bëjmë në Durrës, në Shijak dhe Kavajë”, tha Ahmetaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ekstremet e motit përfshijnë Azinë/ Qindra të vdekur nga përmbytjet dhe i nxehti

Ndërsa reshje të rrëmbyeshme godasin Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Indisë, një valë përvëluese e të nxehtit ka përfshirë...

A ishte tradhtar Mbreti Zog?

Alban Daci Analiza tipike  e optikës komuniste të histografisë ndaj Zogut që e analizojnë si tradhtar për 7 Prillin dhe po ashtu edhe për marrëdhëniet...

Kroacia teston dronin revolucionar që do të modernizojë luftimin

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku paraqitet përdorimi i dronëve luftarakë FPV gjatë një stërvitjeje të...

Si po ndikon politika ekonomike e Trump? Ekspertët: Zhgënjyese në tregun e punës

Shifra zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në radhët e industrisë. Sinjalet paralajmëruese të alarmit për konjunkturën dhe ekonominë në SHBA po shtohen. Presidenti...

“Shokë, duhet të dimë gjithçka”/ Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai ishte kreu i Ministrisë së...

Lajme të tjera

Web TV