Meri Shehu nuk ka lajme të mira për këto shenja të horoskopit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Një ditë e vështirë kjo për shenjën tuaj. Ju kanë vënë në shënjestër për t’ju eliminuar në një marrëdhënie antagoniste në jetën personale ku keni një rival apo në karrierë.

Demi
Në lidhje me shëndetin dhe një hatërmbetje në një çështje pune apo ligjore ju doni sot të përballeni apo të hapni debat të fortë. Mendoj se nuk jeni në pozicion të favorshëm prandaj kujdes.

Binjaket
Sot duan t’ju prishin reputacionin tuaj në jetën sociale apo në një rreth të mirë miqsh duke ju prerë rrugën në zhvillimin tuaj. Ndërhyrja kundër jush do jetë e fshehtë por shumë e fuqishme dhe e egër.

Gaforrja
Një mik apo bashkëpunëtor i ngushtë ndahet sot nga ju duke ju lënë një front lufte bosh me mungesën e tij. Në luftën për pushtet do hasni një hendek të madh dhe të errët përpara.

Luani
Dikush që jeton larg po që lidhet me punën dhe përditeshmërinë tuaj sot do ju provokoj dhe do ju bëjë preson në lidhje me kërkesat dhe ankesat që ka në drejtimin tuaj. Sot mos investoni në makina kompjutera apo në shëndetësi.

Virgjëresha
Keni një hakmarrje personale për të marrë dhe sot ndjeni që kupa është mbushur dhe nuk rezistoni dot pa shpërthyer apo pa vepruar. Është një ditë lufte por kujdes në mënyrën si e përmbani veten.

Peshorja
Nëse keni kaluar edhe më keq në të shkuarën sot askush nuk do mundet të përballet me ju sidomos nëse është i ri në moshë dhe pa përvojën tuaj në dhimbje apo në jetë.

Akrepi
Dy planetët e shenjës tuaj që ju udhëheqin edhe Plutoni edhe Marsi do jenë në luftë me njeri-tjetrin. Luftoni për punën tuaj dhe për atë që meritoni megjithëse në shumë raste keni ndjekur veprimin e heshtur.

Lexo edhe :  Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Shigjetari
Pasuritë që kërkoni në të vërtetë ndodhen shumë poshtë dhe duhet të gërmoni si në një pus të errët për ti gjetur. Por jeta nuk pret dhe kjo ju bënë nervoz si pritje. Duhet të nxirni në dritë veten tuaj dhe të largoni një pengesë që ka vite që ju ka dal përpara.

Bricjapi
Akoma keni mundësi të beni rrëmujë dhe të shkaktoni trazira sidomos në një çështje familjare. Por sot do hasni në një kundërshtim dhe ky nuk është kundërshtim i lehtë.

Ujori
Planet që keni duhet të triumfojnë mbi vetëpërmbajtjen apo frikën që keni për ti thënë disa gjëra ashtu siç janë pavarësisht pasojave që vijnë. Një ngacmim i jashtëm do ju ndryshoj për mirë.

Peshqit
Një përballje në një rreth miqsh apo të afërmish apo ndonjë lajm jo i mirë për ta do ju lëkundi sigurinë apo mundësinë për të marrë atë që mendoni se ju përket. Një luftë pushtetesh ju bënë të humbni terren./Fjala.al

Të fundit

Blendi Kajsiu: Diktatura liberale e Edi Ramës

Në pamje të parë koncepti “diktaturë liberale” duket paradoksal pasi per ne është e pamundur ta ndajmë liberalizmin, si...

Kodi i ri Penal, kryeprokurori: Zgjerohen veprat e rrezikshme

Drafti i ndryshimeve në Kodin Penal është pritur me kritika nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela. Përmes një reagimi shpërndarë mediave ai e cilëson...

Komisionerja e BE: Serbia, e detyruar të respektojë të drejtat e minoriteteve shqiptare!

Komisionerja e Bashkimit Europian Marta Kos i ka dërguar një letër të hapur deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi lidhur...

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 21 pasurive me vlerë totale 9,3 milionë euro, të cilat i përkasin personave...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Lajme të tjera

Web TV