Rënia e infektimeve me Covid-19/ Skënder Brataj tregon çfarë ka ndodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trendi në ulje i rasteve të reja ditore gjatë javës së fundit, për kreun e Urgjencës, Skënder Brataj lidhet me disa faktorë të rëndësishëm.

I ftuar në Report Tv, Brataj ka listuar si një ndër shkaqet kryesore të rënies së të infektuarve në 24 orë me marrjen e masave, si kufizimi i daljes pas orës 22:00, mbyllja e bareve dhe restoranteve, kufizimi i mësimit. Ai ka bërë me dije se ka edhe një ulje të kërkesave për bërjen e tamponit dhe thirrjeve në numrin e Urgjencës, 127.

“Numër i ulët i rasteve ditore si rezultat i masave që janë marrë, përkon me bllokimin e orës 22:00, mos hapja e universiteteve, kufizimi i shkollës, e shoqëruar nga higjiena, maskat. Mendoj që është rezultat i masave të marra. Ndoshta jemi dhe shumë të lodhur dhe kërkesat për tampon nuk janë të mëparshme, nuk kërkon më njeri të heq merakun, apo kam pasur kontakt me mikun që ka rezultuar pozitiv. Ka një rënie të thirrjeve për ndihmë dhe për të bërë tamponë”, tha Brataj.

Në ulje ka qenë edhe numri i të shtruarve në spitale, gjë që për kreun e Urgjencës, një nga motivet është frika nga spitalet për shkak të publicitetit të keq.

“Ka njerëz që trajtohen në shtëpi, që kanë frikë ta kenë spitalin nga publiciteti i keq që është bërë, por dhe numri i të shëruarve është i lartë dhe këtu janë edhe ata që kanë dalë nga spitali. Shpresoj që ta kemi kapur kulmin e kurbës dhe jemi në zbritje, numra më real se sa këtë herë nuk ka pasur asnjëherë. Mendoj që janë një seri gjërash që kurohen në shtëpi, fakti nga masat, që jemi 10 muaj nga pandemia, fakti që çdo virus ka përhapjen dhe uljen e virulencës së tij. Numri i lartë i të vdekurve nuk ka rritje të përqindjes, gjithmonë ka qenë ky numër me 2 shifra, në% me numrin total nuk ka rritje, 2.06 është vdekshmëria”, tha Brataj.

Lexo edhe :  "Bashkëpunove me Milosheviçin"/ Balla se kursen Berishën, 'ia plas në sy' skandalet

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për...

Lajme të tjera

Web TV