Shqipëria dhe SHBA-ja me marrëveshje për ekstradim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan të martën marrëveshjen për ekstradim, e cila zëvendëson traktatin e vitit 1933, të firmosur nga Faik Konica.

Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, dhe ministrja e Drejtësisë e Shqipërisë, Etilda Gjonaj.

Ambasadorja Kim tha se kjo marrëveshje ofron siguri se do të ketë ndëshkueshmëri ndaj krimit ndërkombëtar dhe se asnjëri nga vendet nuk do të bëhet strehë e atyre që i ikin drejtësisë.

“Ky traktat e modernizon nismën mes SHBA-së dhe Shqipërisë, që është nënshkruar fillimisht 87 vjet më parë. Ky traktat ekstradimi siguron një kornizë moderne që SHBA-ja dhe Shqipëria të përballen me sfidat e krimit ndërkombëtar. Ky traktat siguron një tjetër armë të fuqishme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve”, tha ambasadorja Kim.

“Nuk do të ketë strehë të sigurt këtu, ose në Shtetet e Bashkuara, për të arratisurit që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë. SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Shqipërisë për ta çuar përpara sfidën për drejtësi”, shtoi Kim.

Ministrja Gjonaj tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është zotim i Qeverisë së Shqipërisë për të forcuar shtetin e së drejtës.

“Akti që formalizojmë sot përmes këtij nënshkrimi, është shenjë e qartë e vullnetit të palëkundur të Qeverisë shqiptare në drejtim të zbatimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, por edhe provë e mbështetjes së pakursyer të mikut dhe aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në realizimin e këtij objektivi të përbashkët.

Marrëveshja shërben si një sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, se askush nuk do të gjejë asnjë strehë për t’iu shmangur zbatimit të ligjit penal në SHBA apo në Shqipëri”, u shpreh Gjonaj.

Lexo edhe :  Pas Vlorës, Fierit e Durrësit, Rama vazhdon spastrimet/ Elbasani ndalesa e rradhës

Sipas marrëveshjes së re, do të realizohet zgjerimi dhe përditësimi i kategorive të veprave penale, për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të kriminalitetit të dyfishtë.

Këtu përfshihen veprat penale më të reja, si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor; korrupsioni, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një viti ose për një dënim më të rëndë.

Të fundit

Frika nga gjumi post- elekt

Nga Frrok Çupi Kjo që po bën Edi Rama nga njëri qytet në tjetrin, Jug e Veri, ngjan si një...

“Nuk i njohim zgjedhjet”/ Berisha njofton rikthimin e protestave

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sërish se opozita nuk i njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shkak të shkeljeve të pretenduara,...

Cila ishte paradhoma e nazizmit?

Ideologjia e nazizmit rrjedh nga Shoqëria Thule: inkubatori i Partisë Nacional Socialiste Gjermane, e cila besonte në "detyrën hyjnore" të racave superiore. Në trazirat politike...

Talenti shqiptar firmos me Feyenoord-in, gjiganti hollandez i beson për 3 vite

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në...

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë/Në pranga tutori 20-vjeçar, në kërkim tjetri

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili në bashkëpunim me një kolumbian trafikonin vajza të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar...

Lajme të tjera

Web TV