Asnjë gjurmë alkooli dhe droge, zbulohen detajet pse vdiq Maradona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thuajse një muaj pas nga vdekja e legjendës argjentinase të futbollit, Diego Armando Maradona (u nda nga jeta më 25 nëntor), kanë nisur të dalin edhe rezultatet e para të autopsisë mbi shkaqet që sollën humbjen e jetës.

Kështu, e përditshmja argjentinase “Ole” ka publikuar disa detaje nga autopsia mbi trupin e “El Pibe D’oro”, ku ndër të tjera nënvizohet se nuk janë gjetur shenja alkooli apo droge, ç’ka përjashton mundësinë që vdekja t’i jetë shkaktuar nga lëndë të tilla.

Analizat konfirmuan gjithashtu edhe mungesën e përdorimit të ilaçeve për sëmundjet e zemrës, por njëkohësisht nxorën në pah përdorimin e barnave psikotrope nga ana e ish-legjendës.

Sipas autopsisë, Diego vdiq si pasojë e “edemës akute të mushkërive”, shoqëruar edhe me një përkeqësim akut të zemrës, që rezultoi se peshonte 503 gramë, thuajse dyfishi i peshës normale të këtij organi.

Gjithashtu, janë gjetur gjurmët e një cirroze në mëlçi, një nekrozë tubulare akute në veshkë dhe disa probleme të tjera në mushkëri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që...

Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit të lartë, Pëllumb Pilinçi. Ai i...

21 gusht 1911 – Vjedhja jospektakolare që e bëri Mona Lizën të pavdekshme

Nga Leonard Veizi Në agimin e nxehtë parizian të 21 gushtit 1911, korridoret e Luvrit u zgjuan me një boshllëk të frikshëm. Në vendin ku...

U bë viral për dhembshurinë e tij, ndërron jetë gjyqtari amerikan Frank Caprio

Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai u bë i...

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga...

Lajme të tjera

Web TV