Në kërkim për trafik droge, ekstradohen drejt Italisë dy shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve janë arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Itali.

Policia e Shtetit thotë se nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës.

I ndaluari, ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge dhe në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Po nga Interpol Tirana, u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

LIVE/ Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, nis riti i varrimit të Atit të Shenjtë!

Bota i jep sot lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në Romë, më 21 Prill,...

Dhunimi i djalit të ish-deputetit në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë dhunuan Krist Fufin, djalin e ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi, është proceduar në gjendje...

Drogë me çanta drejt Greqisë nga malet e Korçës, Policia Kufitare kap 20 pako me hashash

Një sasi e konsiderueshme me hashash është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të...

Befason Eleni Foureira: Bashkëshortin e fal nëse tradhton!

Eleni Foureira foli hapur për vështirësitë me të cilat përballej me ankthet e saj si nënë dhe pikëpamjet e saj për marrëdhëniet. Këngëtarja shqiptare,...

Merrte pako me kanabis nga SHBA-ja në pikat postare, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Në një operacion të përbashkët, janë goditur dy raste të trafikimit të Cannabisit me përqindje të lartë THC, të ardhur nga SHBA, me destinacion...

Lajme të tjera

Web TV