Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një nga dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara me aq bujë në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të Operacionit Forca e Ligjit.
Kështu, Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:
1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.
4. Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të Armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.
Në përfundim të gjykimit të gjithë të pandehurve u janë shuajtur masat e sigurimit përkatëse, përshkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabartë me kohën e dënimit. Për momentin vetëm Safet Bajri është në burg duke vuajtur dënimin e Belgjikës./Bl.Ba/Fjala.al