Rruga ku u vra Klodian Rasha merr emrin e tij

Më 8 dhjetor në një rrugë të Tiranës u vra nga efektivi i policisë, Klodian Rasha.

Pikërisht rruga ku u ekzekutua 25-vjeçari ka marrë emrin e tij ‘Rruga Klodian Rasha’. Vendimi u miratua në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës pak ditë më parë, ndërsa sot është vendosur tabela me emrin e rrugës.

Kujtojmë që pak ditë më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se gjatë vizitës së tij në familjen Rasha, ka ka zbuluar se babai i Klodian Rashës, i ka kërkuar që emri i rrugës pranë shtëpisë të mbajë emrin e djalit të tij të vrarë.

Kujtojmë që Klodian Rasha u vra nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, pak mas mesnatës. Për vdekjen e 25-vjeçarit u shkaktuan protesta të shumta të dhunshme ku kërkohej drejtësi.

l.m/Fjala.al