Basha premton reformim të shëndetësisë: 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Lulzim Basha, po zhvillon një bashkëbisedim me disa studentë të mjekësisë me të cilët diskutoi një prej problemeve më të mëdha të shëndetësisë sot, ikjen e mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit.

Të rinjtë që studiojnë për mjekësi i thanë shefit të opozitës se nuk duan të ikin jashtë, por kushtet me të cilat ata përballen në shërbimin shëndetësor shqiptar, i detyrojnë të marrin rrugën e ikjes.

Kjo është gjë shumë e trishtë. Është një tragjedi për rininë në tërësi, në veçanti për studentët e shëndetësisë. Kjo do të thotë që ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore.

Si ta ndalim këtë? Keni dëgjuar ndonjë plan nga qeveria se si do ta ndalë?! Kjo nga njëra anë do të thotë që vazhdon emigracioni i rinisë, ndërsa nga ana tjetër do të thotë se ne do të vazhdojmë të jemi pa mjekë, pa infermierë, pa personel të kualifikuar.

7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim”, tha Basha.

Më tej ai premtoi edhe një rritje nivel tjetër pagash për bluzat e bardha pasi PD të vijë në pushtet.

Po trajnojmë mjekë për Europën. Shëndetësia falas përfundoi në shëndetësi PPP-sh. Hapi i parë, paga 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët. Anullim i koncensioneve dhe financim i gjithë sistemit shëndetësor”, premtoi Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama “përplaset” me BE-në për rrotacionin politik

Shqipëria synon anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, por rruga drejt këtij objektivi mbetet e ndërlikuar. Kryeministri Edi...

Kujdes nga konfliktet sot…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të mërkurën Dielli i favorshëm. Në pak ditë do të keni mbështetje të tjera astrale, për shembull...

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Bayern Munich. Skuadra...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

Lajme të tjera

Web TV