Fauci: Imuniteti i tufës mund të kërkojë vaksinimin e gati 90% të popullatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i “imunitetit të tufës” kundër koronavirusit të ri mund të kërkojë q nivelet e vaksinimit të afrohen deri në 90%, tha Dr. Anthony Fauci, eksperti më i shquar i sëmundjeve infektive amerikane, në një intervistë të botuar të enjten.

Imuniteti i tufës është një term që përdoret kur mjaft njerëz krijojnë imunitet për të ngadalësuar përhapjen e një virusi.

Më shumë se 1 milion amerikanë kanë marrë dozën e parë të vaksinës që nga 14 dhjetori, sipas Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA, ose vetëm rreth 0.3% të popullsisë.

Fauci, i cili po këshillon për pandeminë presidentin aktual, Donald Trump dhe presidentin e zgjedhur, Joe Biden, pranoi se ai kishte ndryshuar pritshmëritë e tij, pasi më herët këtë vit kishte thënë se vetëm 60% në 70% do të duhej të vaksinohej për të arritur imunitetin e tufës.

“Ne me të vërtetë nuk e dimë se cili është numri real. Unë mendoj se diapazoni real është diku nga 70 deri në 90 për qind. Por, unë nuk do të them 90 për qind”, ka thënë Fauci.

Komentet e tij erdhën ndërsa SHBA-ja raportoi më shumë se 3.000 vdekje për të dytën ditë radhazi të mërkurën. Numri i të vdekurve në SHBA arriti në 326,333 nga mesnata e së mërkurës, sipas të dhënave të Reuters.

Të fundit

Analiza: Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Kur Kancelari gjermanFriedrich Merzdoli në sallën e Bundestagut  së fundmi për të paraqitur ai përdori stilin e tij tipik të drejtpërdrejtë, mbi atë...

Netanyahu: Armëpushimi i përhershëm në Gaza është i dyshimtë

Qeveria izraelite beson se shanset për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza janë “të dyshimta”. Vlerësimi pesimist, në një konferencë për shtyp të...

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale...

Pronarët e bizneseve te ‘Piazza’ refuzojnë lirimin e hapësirës publike, ndërhyn IMT

IMT dhe Policia Bashkiake ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e Piazzës në Tiranë. Pronarët e bizneseve kanë refuzuar që të lirojnë...

Urgjente/ Prej një viti me kancer, Artani ka nevojë për ndihmën tonë

Artani Sokoli po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se një viti. Ai u diagnostikua me kancer në...

Lajme të tjera

Web TV