Gjermania regjistron rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania të enjten regjistroi rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit, i cili është zbuluar fillimisht në Britani të Madhe.

Një grua e cila kishte udhëtuar nga Londra, doli pozitive në këtë variant të koronavirusit. “Ky është rasti i parë i njohur në Gjermani”, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë e landit, Baden-Wuerttemberg.

Gruaja, kishte mbërritur në aeroportin e Frankfurtit më 20 dhjetor. Ajo u dërgua në vetizolim në shtëpi pasi doli pozitive për COVID-19, kur mbërriti në aeroport, raporton AFP.

Një ditë më vonë, ajo filloi të shfaqte simptoma të lehta, dhe një test i dytë gjithashtu doli pozitiv. Një mostër e testit të saj u dërgua në një laborator të specializuar për analiza të mëtejshme.

Gjermania të martën zgjati masën e ndalesës së udhëtimeve nga Mbretëria e Bashkuar deri më 6 janar.

Varianti i ri është zbuluar për herë të parë në shtator. Në nëntor, rreth një e katërta e rasteve në Londër kanë qenë të këtij varianti; në mes të dhjetorit, afro dy të tretat.

Autoritetet shëndetësore në Britani të Madhe thonë se varianti i ri i koronavirusit është deri në 70% më infektues.

Dhjetëra vende kanë mbyllur kufijtë e tyre për njerëzit që udhëtojnë nga Britania e Madhe./rel/

Të fundit

Deputeti i PD Bledion Nallbanti dhe vëllai i tij godasin me grushte një drejtues kamioni

Kandidati i PD në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”,...

Pse nuk del në debat me Berishën? Rama: S’më ka lënë të vdekur pa më pështyrë

Edi Rama ka komentuar për herë të parë ftesën për debat që Sali Berisha i ka bërë disa herë gjatë kësaj fushate elektorale. I pyetur...

Himarë! Aksidentohet parashutisti me banderolën elektorale, bëri ulje të gabuar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Himarë gjatë një tubimi elektoral. Mësohet se parashutisti Xhonatan Islami, teksa po valëviste banderolën e kandidatit socialist...

Horoskopi i ditës së diel, 4 maj 2025.

Dashi (21 mars – 20 prill) Kjo e diel është një ftesë për të ndalur ritmin dhe për të dëgjuar trupin e shpirtin. Hëna në...

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot me sende. Të ftuarit sollën në...

Lajme të tjera

Web TV