INSTAT publikon të dhënat: Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme nuk ndikohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare ka qëndruar në territor negativ edhe në tremujorin e tretë të këtij, ndonëse me ritme më të zbutura se në tremujorin e mëparshëm, kur i gjithë vendi ishte në izolim.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B), i ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19, në tremujorin e tretë të vitit 2020 vlerësohet me rënie prej 3,47%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2019. Në tremujorin e dytë rënia ishte 10.2% dhe në të parin -2.52%.

Për 9 mujorin, sipas të dhënave paraprake, ekonomia ka rënë mesatarisht me rreth 5.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konsumi i dobët ka ndikuar në rënien e ekonomisë edhe në tremujorin e tretë, ndërsa dy sektorët që nuk po ndikohen fare nga kriza janë ndërtimi që ka ndikuar në 0.73 për qind të rritjes dhe pasuritë e paluajtshme (+0.53). Kjo e fundit shënoi rritje dhe në tremujorin e dytë të viti, ndonëse vendi ishte në mbyllje totale. Të dhënat janë në një linjë me treguesit e hershëm të INSTAT për tregtinë me pakicë dhe volumet e aktivitetit të bizneseve, që tregonin se vetëm ndërtimi ishte pozitiv në tremujorin e tretë.

Edhe bujqësia, që ishte me ecuri pozitive në tremujorin e dytë, ishte në stanjacion në të tretin. Në rritje ishte shëndetësia, duke reflektuar shpenzimet e shtuara për kujdes shëndetësor pas pandemisë.

Sipas INSTAT, në rënien e tremujorit të tretë, Negativisht kontribuuan aktivitetet: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me -2,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -1,20 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,21 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me -0,07 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me -0,03 pikë përqindje.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +0,73 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,53 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,27 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,10 pikë përqindje dhe Bujqësi, Pyje dhe Peshkimme+0,01 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan negativisht me -1,14pikë përqindje.

Lexo edhe :  BE zbulon datën për Shqipërinë, kur do të mbahet konferenca 5 e anëtarësimit

Ndërtimi (+8.7) dhe pasuritë e paluajtshme (+9.54%) janë dy sektorët që kanë shënuar rritjen më të lartë në krahasim me tremujorin e tretë të një viti më parë, duke qenë në tendencë të kundërt me ecurinë e gjithë ekonomisë dhe konsumit të dobët. Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, rreth 60-70% e blerjeve bëhen nga paratë informale, sidomos për apartamentet e shtrenjta, ndërsa ka dhe shumë firma pa histori financiare që po ndërtojnë.

Sipas INSTAT, Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019,shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritjeme0,03%.AktivitetiiIndustrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 0,78%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me8,72%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 13,01%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 2,38%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 0,73%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9,54%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 16,63%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 2,38%.Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 9,93%.TaksatNetombi produktet u ulën me 8,87%.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 9,77%, ku rritjen më të madhe e shënuan aktivitetet financiare dhe të sigurimit me +31.64%, të ndjekura nga industria nxjerrëse (+13.2%).

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u ul me 3,86%, me bazë vjetore dhe u rrit me 6% në krahasim me tremujorin e dytë./Monitor/

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV