Kupa e Ligës Angleze hedh shortin e gjysmëfinaleve, spikat derbi i Mançesterit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spikat derbi Mançester Junajtid- Mançester Siti, Totenhemi sfidohet nga Brentfordi. Është hedhur të mërkurën në mbrëmje edhe shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Ligës Angleze, që ka dhuruar derbin e Mançesterit. Mançester Junajtid do të përballet me Mançester Sitin në njërin prej dueleve të gjysmëfinales, ndërsa Totenhemi do të presë në shtëpi Brentfordin, në duelin tjetër.

Veprimtaria e 3-të e futbollit anglez ka mbyllur të mërkurën në mbrëmje fazën e çerekfinaleve, Kupa e Ligës Angleze duke përcaktuar edhe 4 skuadrat që do të vijojnë më tej betejën për këtë trofe. Dhe menjëherë pas përfundimit të këtyre ndeshjeve është hedhur edhe shorti i gjysmëfinaleve, që, ashtu sikundër edhe ishte parashikuar, ka dhuruar derbin e Mançesterit.

Kjo sepse Mançester Junajtid do të përballet me Mançester Sitin në njërin prej dueleve të gjysmëfinales, ndërsa Totenhemi do të presë në shtëpi Brentfordin, në duelin tjetër. Dy përballjet e çerekfinaleve, që, ndryshe nga sezonet e mëparshme, këtë sezon, për shkak të kufizimeve të epidemisë së virusit “Covid-19”, do të zhvillohen me një ndeshje të vetme, që do të luhet më 4 janar 2021.

Mançester Siti ka shijuar suksesin gjatë këtyre viteve të fundit në këtë veprimtari, teksa ka triumfuar në 4 nga 5 educionet e fundit. Por, edhe 3 skuadrat e tjera që kanë arritur në gjysmëfinale, e sidomos “Djajtë e kuq” dhe Totenhemi i trajnerit Zhoze Murinjo, e synojnë këtë trofe për të mbajtur lart moralin në betejën për sukses këtë sezon të futbollit anglez.
Të martën u luajtën çerekfinalet e para dhe Brentfordi modest, që militon në nivelin e dytë të kampionatit anglez të futbollit, ka fituar ndaj Njukasëll Junajtid të Premier Ligës, me një gol të vetëm, të shënuar në pjesën e dytë.

Lexo edhe :  Inzaghi prezantohet në Arabi, Interi merr refuzim direkt nga trajneri që kërkoi

Ndërkaq, po të martën është luajtur superdueli Arsenal-Mançester Siti, që është fituar nga miqtë me rezultatin e thellë 4-1. Të mërkurën, Totenhem ka fituar 3-1 në fushën e Stouk Sitit, ndërsa Mançester Junajtid është bërë gjysmëfinalistja e 4-t dhe e fundit e Kupës së Ligës Angleze.

“Djajtë e kuq kanë fituar me dy gola në Stadiumin “Gudison Park” ndaj Evertonit vendas, të shënuar në fundin e ndeshjes. Siç dihet, kjo veprimtari është një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që i ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt ndeshjet më të spikatura të kësaj veprimtarie, ashtu siç do të bëjë deri në finalen e madhe.

Të fundit

Kombëtarja fluturon drejt Rigës, kërkohet fitorja ndaj Letonisë

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja shqiptare u ndal në një barazim pa gola kundër Serbisë në “Air Albania”. Megjithatë, djemtë...

Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata...

Mbi 600 të arrestuar! Policia raporton përmbledhjen mujore të majit

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme përmbledhjen e veprimtarisë së saj në muajin maj, një muaj i ngjeshur me ngjarje të rëndësishme...

Jo pulëbardhat e zhurmshme që vjedhin ushqim, është njeriu ai që dëmton

Sophie Pavelle Shpend grabitqarë, gjemba dhe pajisje me tinguj largues janë disa nga masat që përdoren për t’i trembur këto zogj. Ndoshta duhet të provojmë...

Miguel Ángel Asturias, zëri magjik i Amerikës Latine

Më 9 qershor 1974 vdiq në Madrid shkrimtari dhe diplomati Miguel Ángel Asturias, një prej figurave më të shquara të letërsisë hispanoamerikane të shekullit...

Lajme të tjera

Web TV