Kupa e Ligës Angleze plotëson “kuartetin” final, Mançester Junajtid mund Evertonin 2-0

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mançester Junajtid mund Evertonin 2-0 në fund dhe siguron gjysmëfinalen. Mançester Junajtid është gjysmëfinalistja e 4-t dhe e fundit e Kupës së Ligës Angleze, pasi veprimtarie e 3-të e futbollit anglez ka mbyllur të mërkurën në mbrëmje fazën e çerekfinaleve. “Djajtë e kuq kanë fituar me dy gola në Stadiumin “Gudison Park” ndaj Evertonit vendas, të shënuar në fundin e ndeshjes.

Në fakt, takimi që, sikundër edhe 3 duelet e para çerekfinaliste është sjellë të mërkurën në mbrëmje për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ka parë miqtë të mbizotërojnë në pjesën e parë, duke ndërtuar raste për shënim, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës. Për rrjedhojë, 45 minutat e para janë mbyllur në barazim 0-0.

Ndërsa ato të dytat kanë qenë shumë më të baraspeshuara, me një lojë më të disiplinuar nga të dyja skuadrat, që nuk lëshojnë terren. Sidoqoftë, cilësia do të bëjë dallimin, pasi dy minuta para fundit të kohës së rregullt, Marsial do të pasojë për Kavanin, i cili godet zgjuarsisht në kufijtë e zonës dhe do të përshëndesë rrjetën. Do të jetë vetë Marsial që do të dyfishojë epërsinë e “Djajve të kuq” në minutat shtesë dhe bashkë me këtë gol, do të sigurojë edhe vendin e Mançester Junajtid në gjysmëfinale.

Të fundit

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Lajme të tjera

Web TV