“Nuk mund të protestoj kundër PS. Jam i majtë”, Agron Duka kujton Marko Bellon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marko Bello, një nga politikanët më të spikatur në këto 30 vjet në Shqipëri u nda nga jeta pas infektimit me Covid-19. Kjo ishte një humbje e madhe për familjen e tij dhe miqtë, por edhe për politikën shqiptare sepse ai solli një model modern të një politikani. Dikur deputet dhe ministër i qeverive socialiste, Bello u largua nga kjo forcë pas lëvizjes për mendimin ndryshe në këtë parti. Vitet e fundit Bello ishte bërë pjesë e Partisë Agrare Ambientaliste. Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” kryetari i saj Agron  Duka tregoi një detaj për Marko Bellon.

-Do doja nga ana juaj disa fjalë për Marko Bellon pasi e keni pasur pjesë të lidershipit në PAA.

-Marko ka qenë një politikan atipik, jo i zakonshëm sepse Marko ishte i zgjuar por kishte një mënyrë komunikimi të qeshur. Kurrë nuk kam dëgjuar nga goja e tij të shante dhe të fyente qoftë kundërshtarët e vetë politikë apo këdo që ai kishte pakënaqësi. Pavarësisht se mënyra si u sollën me të nuk ishte dinjitoze sepse Marko ka qenë i majtë dhe mua më vjen keq që nuk pati asnjë deklaratë edhe pasi ai iku nga kjo botë. Marko Bello ishte realisht i majtë. Kishte bindje të majta dhe duke qenë se u afrua te PAA dhe ne ishim në aleancë me PD, shpesh herë në dilnim në protesta para një viti dhe i thoja: “Marko duhet me dal sonte”, por ai nuk vinte. Mbaj mend një herë që kemi qenë në një fushatë elektorale në Ersekë ku ne nxorëm kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhje të parakohshme për pushtetin vendor. Atje ishte zonë shumë e majtë por gjithsesi ne u angazhuam dhe pasi e pa Rama që pati angazhim shumë të fortë të PAA, filloi duke sjellë gjithë qeverinë atje. Unë natyrisht ballafaqohesha me ta, debatoja, ndërsa Marko sa shihet Arta Daden ose ndonjë tjetër futej ne një kafe dhe i vinte zor t’i takonte. Një herë kur pa që unë e kasha me shumë pasion, por pa edhe angazhimin total të gjithë PS, nuk donte që unë të mërzitesha dhe më tha: Këtyre nuk ke çfarë i bën, por edhe po humbe mos u mërzit shumë”. Dhe ashtu ndodhi vërtet.

 

Të fundit

Të kesh një motër përmirëson shëndetin mendor dhe rrit forcën emocionale?

Të kesh një motër në jetë nuk është vetëm një bekim familjar, por edhe një faktor kyç për shëndetin...

Gjigantët e naftës ofrojnë 4.5 milionë euro për të blerë Mirlind Dakun nga Rubin Kazan

Mirlind Daku është shumë pranë një transferimi te Zenit Saint Petersburg. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të ndërrojë skuadër gjatë këtij afati kalimtar veror, por...

Vizioni ekonomik i Rachel Reeves po bëhet më i qartë – një vit me vonesë

Në një epokë mosbesimi politik, votuesit nuk do të presin me durim për përfitimet e një plani investimi afatgjatë Rafael Behr* Një qeveri kaq e re...

“Mbi 200 persona në bord”, rrëzohet avioni në Indi

Një avion është rrëzuar në aeroportin Ahmedabad të Indisë. Sipas mediave ndërkombëtare, avioni po shkonte drejt Londrës. Nga informacionet paraprake, në bord të fluturimit ndodheshin më...

BE vendos: Me Shqipërinë gati të hapim grupkapitullin e katërt të negociatave

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të mbledhur në Bruksel miratuan njëzëri raportin e konkluzioneve për shqyrtimin e grupit të katërt të negociatave me...

Lajme të tjera

Web TV