Opozita dhe Partia Agrare Ambientaliste në zgjedhjet e 25 prillit/ I ftuar në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, kryetari i PAA, Agron Duka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka do jetë i ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV.

Ai do të bëjë një bilanc të punës së vet në afro 5 vjet në krye të kësaj partie dhe si është e organizuar kjo forcë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Duka do analizojë edhe mënyrën si po funksionon opozita dhe përse është vonuar publikimi i listave të kandidatëve dhe të listave të përbashkëta me PD.

Përse ai dhe drejtuesë të partive të tjera kanë këshilluar kryetarin e PD, Lulzim Basha që kjo të përfundojë deri më 31 dhjetor dhe përse kjo vonesë është rreziku real për humbjen e zgjedhjeve siç janë shprehur disa përfaqësues të opozitës. Si e parashikon përballjen me mazhorancën në këto zgjedhje dhe cili është synimi i partisë PAA.

Këto dhe të tjera, na ndiqni në një intervistë me kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Na ndiqni LIVE sot në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.

Të fundit

VIDEO/ Hapat e votimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë ka nisur procesi i shpërndarjes së zarfeve me fletët e votimit për bashkatdhetarët...

Kokalari godet: LaCivita fasadë për Berishën, Manafort qëndron pas tij

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, përmes rrjeteve sociale, ka përcjellë një tjetër mesazh, lidhur me angazhimin e Chris LaCivita, i cili ka marrë përsipër të...

Shkuan në Maqedoninë e Veriut për të punuar ‘në të zezë’, e pësojnë keq 13 shqiptarë

13 shtetas shqiptarë, që dyshohet se punonin në mënyrë të jashtëligjshme në industrinë e ndërtimit, janë ndaluar në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punëve të...

Këlliçi thirrje SPAK-ut: Reagoni ndaj krimeve zgjedhore, po dëmtojnë procesin

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të fundit politike dhe ka bërë thirrje publike ndaj...

Trafiku në Tiranë s’ka të sosur/ Balluku premton qendër “high-tech” në hyrje të Tiranës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë ndërtimi i autostradave dhe rritja e numrit të automjeteve, ngarkon kryeqytetin. Në aktivitetin infrastruktura, arritjet...

Lajme të tjera

Web TV