Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pasojat e tërmetit/ Nis ndërtimi i 522 apartamenteve në Laç, qeveria turke lëvron 42 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Laç dje nisën punimet për ndërtimin e 522 banesave, ku i gjithë financimi i projektit është marrë përsipër nga qeveria turke. Mesazhet e Erdogan dhe Ramës dhe premtimi që brenda fundit të vitit të ardhshëm, 522 familje do të gëzojnë banesat e reja. Erdogan: Ndërtojmë shtëpi për vëllezërit tanë shqiptarë.

Nga Fernada Cenko

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe u shkatërruan ose pësuan dëmtime të rënda mijëra banesa, ka nisur zbatimi i projektit të ndërtimit të 522 apartamenteve në zonën e Laçit. I gjithë projekti i ndërtimit do të financohet nga qeveria turke, si donacion dhe pritet që në fundin e vitit të ardhshëm banesat për të prekurit nga tërmeti në këtë zonë të jenë gati. Kryeministri Edi Rama, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ministri turk i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Murat Kurum, dhe përfaqësues të ambasadës turke në vendin tonë ishin të pranishëm në Laç. Ndërsa nga Ankaraja, në një lidhje direkte me videokonferencë dha një mesazh edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Përshëndes të gjithë vëllezërit shqiptarë. Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan. Ne shohim gëzimin e popullit tuaj si gëzimin tonë dhe trishtimin tuaj si trishtimin tonë. Pas tërmetit, ne menjëherë angazhuam mundësitë tona. Ne kemi dërguar 4 maune me ndihma humanitare. Ne ndërtuam shtëpi për vëllezërit tanë shqiptarë. Projekti ynë do kushtojë 42 milionë euro. Po ndërtojmë streha të ngrohta për vëllezërit tanë. Shtëpitë do shërbejnë për vëllazërinë tonë Shqipëri – Turqi. Shpreh ngushëllimet e sinqerta për viktimat e tërmetit. Përshëndes edhe kryeministrin Edi Rama”, tha Erdogan.

Ky mbetet një nga investimet e mëdha, ku vetëm tre ditë pas tërmetit ishte Erdogan që e bëri publik lajmin se do të angazhohej si qeveri në ndërtimin e më shumë se 500 banesave për banorët e prekur nga kjo tragjedi. Më pas i erdhi momenti “konferencës së Donatorëve”, ku me kredi, hua dhe donacione u arrit të sigurooheshin paraprakisht rreth 1.2 miliardë euro. Pandemia në të gjithë botën bëri që ky premtim nga shumë shtete dhe organizma të shtyhej për më vonë duke vënë në pikëpyetje çështjen e rindërtimit. Tashmë qeveria turke ka vendosur nisjen e punimeve duke lëvruar nga buxheti i saj një shumë të konsiderueshme.

Rama shpreh mirënjohje

Kryeministri Rama u shfaq entuziast në ceremoninë e nisjes së punimeve, duke shprehur bindjen se pavarsisht se edhe Turqia kaloi një moment tragjik nga tërmeti id y muajve më parë, projekti do të vijonte.

“Sot jemi këtu për të dëshmuar solidaritetin e jashtëzakonshëm që Republika e Turqisë dhe presidenti Erdogan kanë shprehur qysh në momentet e para pas fatkeqësisë së madhe të 26 nëntorit të shkuar dhe po ashtu edhe fjalën e mbajtur të presidentit dhe të miqve tanë turq për të nisur nga puna dhe për ta rilindur zemrën e qytetit të vogël të Laçit me një lagje të re e cila është e ndarë në dy zona, njëra zonë, më e madhja në këtë krah, e cila po ndërtohet nga themelet falë kësaj mbështetjeje dhe zona në krahun tjetër që ka nisur me infrastrukturën dhe do ndërtohet nga qeveria e Shqipërisë”-tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se është një lagje, simbol i duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit e cila do jetë këtu dhe kohë që vijnë si dëshmi e kësaj marrëdhënieje krejt të veçantë mes dy popujve, dy vendeve dhe dy qeverive tona.

“Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike që jo vetëm u shprehën me fjalë që në momentet e para por angazhuan me njëherë forca njerëzore dhe burime materiale për të qenë të pranishëm kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat. Kam pasur privilegjin që t’i takoj forcat turke të kërkim-shpëtimit dhe të shikoj nga afër përkushtimin dhe vetëmohimin me të cilin djemtë e ardhur nga Turqia shpëtuan jetë shqiptare, duke mos lejuar që gërmadhat t’i merrnin me vete. Më pas presidenti Erdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në vendin mik në një event të madh në të cilin ka apeluar për solidaritet dhe ka lajmëruar gatishmërinë për ndërtimin e 500 apartamenteve”-tha kreu i qeverisë shqiptare.

Sipas tij, ky projekt nuk është thjesht një projekt me pallate me 522 apartamente, njësi shërbimi, parkime, qendër tregtare me radhë por është dhe një projekt që vjen si shprehje respekti për territorin, me parametra urbanë miqësorë me territorin dhe që merr në konsideratë elementë tradicionalë të përkthyer në arkitekturë bashkëkohore.

“Për këtë ndjeshmëri dua të falënderoj ministrin në radhë të parë sepse ka qenë kyç në nxitjen e këtij projekti”, deklaroi Rama.

Një tjetër rëndësi në këtë projekt për banorët, sipas kreut të qeverisë është dhe sistemimi i përroit që përmbyste qytetin duke e dëmtuar sistematikisht.

“Kjo është e rëndësishme siç është e rëndësishme për këtë qytet, për këtë komunitet, që duke ndërtuar këtë lagje të re ne arritëm të sistemojmë më në fund përroin e vjetër që ishte një gangrenë në këtë qytet dhe që me rrëmbimin e tij përmbyste në mënyrë sistematike qytetin, dëmtonte tregtarët e vegjël, banorët dhe praktikisht e bënte të pajetueshëm këtë qytet të vogël. Ka qenë këmbëngulja epike e kryetares së bashkisë, pastaj dhe kërkesa jonë dhe gatishmëria e ministrit dhe inxhinierëve me të cilët kemi bashkëpunuar që pavarësisht se projekti ishte nisur pa nevojën e sistemimit të përroit ky sistemim të bëhej së bashku.

Kjo ka kërkuar një punë ekstra dhe më vjen shumë mirë që ndërtimi i kësaj lagje të re do të sjellë me vete një garanci të madhe për mospërmbytjen më asnjëherë të këtij qyteti. Diçka që ka qenë realisht dhe është jetike për këtë komunitet. Më vjen mirë të them sot se ndërkohë ne kemi vijuar punën për rrjetin e shkollave të cilat do të rilindin nga fillimi sepse shkollat e vjetra praktikisht nuk ekzistojnë më. Ka përfunduar shkolla e Gjormit, janë në proces nisje 9 objekte të tjera arsimore. Nga ana tjetër nis dhe puna për banesat individuale dhe është në proces puna për përforcimin dhe meremetimin e 100 pallateve me grantet e dhëna nga qeveria shqiptare”, tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe :  “Dosja Xhafaj”/ Salianji në burg, PD në rrugë

Rama huazon thënie e Ataturkut

Kryeministri Rama e konsideroi një lidhje mjaft të ngushtë raportin mes Turqisë dhe Shqipërisë, pasi sipas tij, qeveria dhe populli turk na është gjendur në ditët më të vështira dhe asnjëherë nuk është rezervuar për të na ndihmuar.

“Po e mbyll me një anekdotë të treguar. Kur tërmeti goditi Turqinë kam pasur disa njerëz që shkruanin se kjo do të kishte pasoja për projektin dhe do të bënte që ky shtet mos të kishte mendjen tek ky projekt. Unë i kam thënë se; ‘kjo nuk ndodh asnjëherë!’ Në raport me fatkeqësinë, nevojën, mes popujve tanë, funksionin siç thotë Mustafa Kemal Atatürk, i cili shprehet se ’Bota është një organizëm, pjesë e të cilës janë të gjitha kombet’. Ata ndërveprojnë me njëri-tjetrin, kur secili prej tyre ka nevojë”, tha Rama nga Laçi.

Ahmetaj bën bilancin e dëmeve të tërmetit, 4500 banesa individuale për tu ndërtuar

Dëme të konsiderueshme në banesa u regjistruan në disa pallate në Durrës dhe Tiranë, ku pritet të nisë edhe puna për ndërtimin e tyre. Rreth 28700 familje kanë marrë pagesat për rikonstruksionin e banesave.

Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar ishin të konsiderueshme në tre qarqet e mëdha të vendit, si Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Në Durrës shtatë apartamente dhe objekte shërbimi si hotele dhe restorante u shembën totalisht, ndërsa disa të tjerë dolën jashtë funksionit, për shkak të dëmtimit serioz të strukturës.

Edhe në Tiranë situate ishte e rëndë ku pallate të shumta, kryesisht ato të ndërtuara para viteve 90’ dolën të pabanueshme. Ndërsa disa të tjerë të dëmtuara pjesërisht, ku kishin nevojë për ndërhyrje.

Janë rreth 4500 banesa individuale që do të ndërtohen në programin e rindërtimit, 1 mijë prej të cilave do të dorëzohen dhe po dorëzohen. 12 mijë familje do të strehohen në apartamente të reja”-tha ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Problematika më e madhe është në qytetin e Durrësit ku ende vijon studimi i zonës për të përcaktuar vendin ku pritet të ndërtohet një bllok pallatesh për banorët të cilëve tërmeti u ka shkatërruar thuajse totalisht apartamentet e mëparshme.

Ndërsa në Tiranë Gjithashtu është përcaktuar zona e Vaqarrit si terren i përshtatshëm për ngritjen e pallateve për banorët e prekur të lagjes Kombinat në Tiranë. Projekti është ende në fazat e para, ndërsa pritet lëvrimi i fondeve që të nisë puna. Më e avancuar paraqitet situate përsa i përket banesave individuale në zonat rurale, ku një pjesë ka përfunduar ndërsa të tjera janë në ndërtim e sipër, ose në projekt për të vijuar në të ardhmen. Përveç pjesës së dëmtuar plotësisht, një numër i madh banesash pësuan dëmtime të pjesshme, por që kishin nevojë për ndërhyrje.

Mësohet zyrtarisht se janë 28700 familje që përfitojnë nga granatet e rikonstruksionit dhe shuma shkon 110 milionë dollar. Ndërsa aktualisht është në fazën fillestare ndërtimi i 155 objekte arsimore do të rindërtohen dhe konstruktohen.

Ahmetaj: Laçi kantieri më i madh i ndërtimit

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj teksa bëri një bilanc të punës së deritanishme nga rindërtimi i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, deklaroi nga Laçi se deri më tani është bërë një punë shumë e mirë. Nga kantieri i ndërtimit të lagjes nr.1 në Laç, Ahmetaj tha se ky një shembull i transformimit të qytetit. Mes të tjerash ai falënderoi qeverinë turke për kontributin e saj, e cila do të ndërtojë 522 apartamente për qytetarët e prekur nga tërmeti.

“Kam kënaqësinë që të jemi bashkë në kantierin më të madh të ndërtimit. Është shembull i transformimit, të qytetit që po ngrihet nga rrënojat e tërmetit. Është shembull i miqësisë dhe bashkëpunimit i të dy vendeve tona. Ndërkohë që po rindërtonim dhe po ndërtojmë, në Turqi, në Izimr, pati një tërmet të rëndë. Megjithatë populli turk nuk e ndaloi rindërtimin në Laç. Gjej rastin që të falënderoj për këtë ndihmë të paçmuar qeverinë turke. Shumëkush një vit më parë këtë projekt mund ta shihte skeptik, ndërtimin e pallateve, objekteve publike, shkollave, etj. Miqtë tanë madje kanë qenë skeptikë dhe i janë referuar dhe traditave të qeverive të mëparshme, të mosnisjes së punës, apo duke e lënë gjysmë”-tha Ahmetaj.

Sipas tij, çdo shqiptar mund ta shoh dhe ta prekë nga afër transformim.

“E kam vizituar shumë herë këtë kantier, e kam ndjekur hap pas hapi. Dua t’i përgëzoj për punën e palodhur deri në orët e vona, ku lagja do të jetë gati në gusht të këtij viti. 37 njësi shërbimi dhe një qendër tregtare, që do të kthehet në pol urban e zhvillimi. Po punohet dhe në zonën e 2-të ngjitur, ku do të ndërtohen 200 apartamente. Këtu ka pasur dhe ka një përrua, i cili do të rikthehet në pjesë të infrastrukturës modern”-theksoi Ahmetaj.

Ministri turk: Shqipërinë e kemi pasur pranë që nga grushti i shtetit të FETO-s

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum, në fjalën e mbajtur dje në kantierin e zonës ku ka nisur punë ndërtimi i 522 banesave, preku çështjen e organizatës FETO, duke u shprehur se Shqipërinë e kemi pasur pranë që nga koha e grushtit të shtetit. Ministri theksoi se presidenti Erdogan ushqen një dashuri të veçantë për Shqipërinë dhe Shqiptarët, duke shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve do të fuqizohen.

“Po ju sjell përshëndetjet me dashuri dhe mirësi të presidentit tonë të nderuar Erdogan, që ushqen një dashuri të veçantë për Shqipërinë. Shkëlqesia Erdogan do na nderojë në një lidhje konferencë. Menjëherë pas tërmetit, presidenti për të shëruar plagët e tërmetit dhe për të ndërtuar këto shtëpi të reja na dha direktiva dhe porosi dhe sot dëshmojmë që e kemi mbajtur këtë premtim. Këto janë simbol. Do t’i forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet tona. Marrëdhëniet tona nuk janë dosido, ne për shekuj kemi lidhur shpirtërisht me vëllezërit shqiptarë. Kemi ndarë me ta çdo dhimbje, sa bukur e ka thënë Mevlan Rumiu: “Bëhu mik bëhu vëlla, sepse kur jeni bashkë e thyeni edhe hasmin. Ne e kemi pasur pranë Shqipërisë si një vend mik dhe vëlla sidomos pas tentativës për grusht shtet të organizatës FETO”, tha ai.

Të fundit

Para 75 vitesh, ura ajrore e Berlinit, i bëri armiqtë miq

Pasi Bashkimi Sovjetik bllokoi furnizimin e Berlinit Perëndimor në vitin 1948, aleatët perëndimorë nisën një operacion historik shpëtimi: urën...

Dita e çamçakëzit/ Si bëhet çamçakëzi dhe çfarë përbërësish nevojiten? (VIDEO)

Ishte viti 2004 kur Chad Fell , një qytetar i Alabamës, hyri në Librin e Rekordeve Guinness për prodhimin e një flluske çamçakëz me përmasa 50.8 centimetra në diametër. Që nga...

Shkrirja e akujve në Alpe, Italia dhe Zvicra po i përcaktojnë sërish kufijtë

Zvicra dhe Italia po i përcaktojnë sërish kufijtë në Alpe, për shkak të shkrirjes së akujve. Ky është një tjetër efekt që vjen nga...

Nga 1 tetori rregulla të reja për gomat e automjeteve, ja shenja që duhet të keni

Nga nesër në Gjermani do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për gomat e automjeteve për shkak të kushteve dimërore. Gomat duhet të...

Të njohësh nga burgu pikat turistike të Pogradecit

Ndonëse quhet institucion i ekzekutimit të vendimeve penale, qëllimi nuk është thjesht vuajtja e dënimeve, por përgatitja e këtyre personave për të rinisur sërish...

Lajme të tjera

Web TV