Akuzat për Ahmetajn, hapja e portës së “ferrit” për politikanët e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj kthehet në makth për të tjerë që hija e shkeljes së ligjit u rëndon nder dekada. Çfarë pritet të ndodhë me Ahmetajn dhe çfarë tregoi nisma e SPAK që preku nivelin më të lartë politik. Komentojnë për gazetën “Fjala” analistët Frrok Çupi, Lorenc Vangjeli dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Në ditën kur SPAK dërgoi në Parlament kërkesën për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ky I fundit u pa të kalonte në pikën kufitare me Greqinë, në një destinacion të “pacaktuar”. Ahmetaj akuzohet nga SPAK për tre akuza, shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, nën dyshimin se ka përfituar nga afera e inceneratorëve në mënyrë direkte dhe të tërthortë. SPAK e bëri detyrën e saj, po politika? Mazhoranca gjithsesi u gjet disi e papërgatitur, ndërsa oposita u nda në gjysmë ca e “mërzitur”: dhe të tjerë më të “lumtur”. Për katër ditë Kuvendi luante sa në një portë në tjetrën, derisa të premten që lamë pas votuan për të dorëzuar “kokën e Ahmetajt” drejtësisë. Kryeministri Edi Rama mbajti një komunikim të posaçëm për të, duke I folur kryesisht publikut, kur tha se Ahmetaj do të mbajë përgjegjësinë personale, pa I vënë damkën e fajtorit, por edhe pa e flakur duke pranuar se ka qenë një nga njerëzit më të afërt të tij për shumë vite. Deri më sot për çështjen e inceneratorëve janë arrestuar ish sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako, ish ministrin dhe deputetin Lefter Koka si dhe po kërkohet arrestimi i Ahmetajt. Por në dosjen prej qindra faqesh kanë dalë në skenë edhe emra të tjerë të përfshirë në politikë. Fatin e tij Arben Ahmetaj do e mësojë sesi do të shkojë kur gjykata ta japë vendimin përfundimtar. Deri atëherë gjasat sot për sot janë që ta presë në “arrati”, me dilëmën ikje pa kthim, apo kthim me pafajësi. A është hapur rruga për të tjera arrestime dhe procedime të nivelit të lartë politik nga mazhoranca dhe opozita? Kjo është pikëpyetja që mundon sot shumë njerëzs në politikën akrive, në pushtet apo opozitë. Steka e drejtësisë është ngritur shumë lart. Për ngjarjen më të rëndësishme të korrikut flasin për gazetën “Fjala” analistët Frrok Çupi, Lorenc Vangjeli dhe Erald Shulla.

Të fundit

Djali i Grida Dumës prek me dedikimin për të atin: Babi dhe gjyshja…

Darien Shqina, djali i Grida Dumës ka bërë një postim në përkujtim të 40-ditëshit të ndarjes nga jeta të...

Lapaj i shkruan KQZ-së: Kur dikush jep dorëheqjen, s’ka kthim pas

Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve të kandidatëve në listën e...

Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras. Uniformat blu raportojnë se shtetasi me iniciale...

Liverpool dërgon ofertën e parë zyrtare për Ekitike, Eintracht Frankfurt e refuzon

Liverpooli zyrtarisht i ka paraqitur një ofertë zyrtare Eintracht Frankfurt për Hugo Ekitike, pasi ka shtuar përpjekjet për ta nënshkruar atë në 24 orët...

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Me...

Lajme të tjera

Web TV