Presidenti gjerman: Më e keqja e pandemisë ka kaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia ka vendosur hije në zezë në festimet për Krishtlindje në Gjermani, mirëpo pas të jetuarit me koronavirus për gati një vit, kemi “çdo arsye për të besuar” se jeta do të bëhet më e mirë shumë shpejt, ka thënë presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

“Ne ende kemi një rrugë të gjatë e të mundimshme përpara nesh”, ka thënë Steinmeier në fjalimin për Ditën e Krishtlindjes.

“Mirëpo ne shohim që drita e shumëpritur në fund të tunelit po rritet. Ne po i afrohemi fundit të krizës, hap pas hapi”, ka thënë ai, duke përmendur nisjen e fushatës së vaksinimit të dielën në Gjermani.

Gjermanët kanë shënuar shumë tradita këtë vit nën masa të izolimit, duke nisur nga anulimi i tregjeve për Krishtlindje e deri të kufizimi i numrit për organizime me miqtë dhe familjen. Steinmeier, që është në krye të presidencës gjermane nga marsi i vitit 2017, e ka përshkruar krizën me koronavirus me pasoja shoqërore dhe personale.

“Një virus i vogël ka mbajtur peng jetët tona dhe të menduarit, ka prishur planet dhe na ka shkatërruar ëndrrat”, ka thënë 64-vjeçari, duke shtuar se “pandemia na ka kujtuar sa të brishtë jemi ne njerëzit, dhe sa delikate është ajo që e quajmë ‘jetë normale’”.

Ai ka shfrytëzuar mundësinë për të përmendur një pakicë gjermane që ka mbajtur protesta kundër kufizimeve për koronavirus dhe ka shpërndarë teori të pabazuara për origjinën e tij.

Ai ka thënë se njerëzit që kanë mohuar rrezikun e virusit shpesh kanë fituar vëmendje “mirëpo të vetëdijshmit janë shumicë”. Dhe sipas tij, kjo gjë përbën lajm të mirë këtë vit./rel

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV