Ultimatumi i Agron Dukës: Nëse brenda javës nuk publikohen listat e kandidatëve, vihet në pikëpyetje fitorja e opozitës në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtohen zërat brenda kampit opozitar që PD dhe lideri i saj Lulzim Basha duhet të shpejtojnë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, kryetari i PAA Agron Duka deklaroi se nëse brenda javës Basha nuk shpall listën e kandidatëve opozita vë në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve. Sipas Dukës, kjo vonesë do ketë kosto negative për opozitën. Duka tha se shpreson që Basha ta realizojë këtë.

-Ju dhe një pjesë tjetër e opozitës keni deklaruar se nëse Basha nuk bën publike emrat e kandidatëve për deputetë sa më shpejt, atëherë opozita nuk do ta ketë të lehtë në zgjedhjet e 25 prillit. Çfarë po ndodh?

-Këto ndryshimet Kushtetuese të papritura faktikisht, lanë të çditur edhe ata të PS sepse nuk mendohej që mund të kishte një kthesë të tillë dhe në një farë mënyre ndryshim të rregullave të lojës. Këto bënë që PD dhe gjithë opozita të jenë një hap pas sepse siç e dini ju e quajtën shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit. Më vonë u prit në një farë mënyre edhe më institucionale vendimi i Venecias dhe të gjitha këto sollën vonesa. Mendoj që nuk jemi në limitet e kohës por duhet patjetër që të fillojmë.

-Kur do filloni?

-Unë kam këto indikacione që zoti Basha po mbaron brenda kësaj jave, të paktën i besoj bisedës direkte të bërë më të jo më larg sesa dje, brenda kësaj jave të shpallen koordinatorët ose drejtuesit e qarqeve dhe nga ana tjetër brenda kësaj jave të shpallen edhe kolaicionet me aleatët. Pyetjes suaj nëse nuk bëhet brenda kësaj jave apo brenda këtij muaji, natyrisht që do jemi shumë me vonesë dhe kjo është kosto negative për opozitën dhe mund të vërë në pikëpyetje të madhe përveç faktorëve të tjerë edhe fitoren e zgjedhjeve. Ndaj unë mendoj se është koha e domosdoshme që opozita të dalë përfundimisht me formulën si do garojë në zgjedhje.

Të fundit

Macet e njohin aromën tonë

Dihet që qentë e perceptojnë botën para së gjithash nëpërmjet aromave dhe janë në gjendje të dallojnë ato të njerëzve të...

Tatimet-bizneseve: Deri kur të futet në fuqi ‘paqja fiskale’ duhet të paguani detyrimet

Afro 47 milionë euro është vlera e detyrimeve të papaguara nga bizneset vetëm për muaji maj. Drejtoria e Tatimeve ju bën thirrje bizneseve të...

“Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën”/ Lufta është e shpallur, bujrum…

Gjokutaj deklaron se “lufta me ta sot është më e ashpra”, duke shtuar se “do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje”, një...

Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit/ Ja kur pritet të ndodhë rritja e pensioneve

Rritja e pensioneve, është kusht për integrimin në Bashkimin Europian dhe një nga kërkesat thelbësore të kapitullit 19 të negociatave, që lidhet me politikën...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, dëshmojnë pesë të mitur! Autori mohon akuzat

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua sot (2 qershor) procesi gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Canit. Në seancë, para trupit gjykues janë paraqitur për...

Lajme të tjera

Web TV