Çështja e Detit, PD: Duhet transparencë mbi çdo veprim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike këtë të shtunë ka reaguar në lidhje me zyrtarizmin e Greqisë për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon një ditë më parë.

Në një deklaratë e saj për mediat PD i bën 6 pyetje qeverisë, ndërsa thotë se ajo duhet të bëjë transparencë mbi çdo veprim apo mosveprim në dëm të interesave të vendit.

Ndër të tjera PD-ja thotë se është e angazhuar në respektimin e të Drejtës Detare Ndërkombëtare, të Konventës së OKB mbi të Drejtën e Detit të Montego Bay të vitit 1982, të respektimit të të drejtave të të gjitha palëve dhe mbrojtjes së të drejtave të Republikës së Shqipërisë në përfitimin e të gjitha atyre hapësirave detare.

Reagimi i plotë:

Partia Demokratike e Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të gjitha zhvillimet lidhur me ecurinë e marrëveshjes së delimitimit të hapësirave detare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin e saj lidhur me heshtjen dhe mungesën e transparencës së qeverisë ndaj zhvillimeve të fundit sa i përket Dekretimit të zgjerimit të Ujërave Territoriale Greke.

Të gjendur përballë një situate ku Republika Helenike ka deklaruar shtrirjen e ujërave të veta territoriale deri ne 12 milje është krejt legjitime që çdo qytetar shqiptar t’i drejtojë këto pyetje Qeverisë Shqiptare:

Përse qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë transparencë në lidhje me negociatat për ndarjen e kufijve ujorë me Greqinë, megjithëse negociatat për këtë qëllim kanë ri-filluar që më 2013?
Cilët janë elementët që janë negociuar, ne lidhje me çfarë është rënë dakord dhe çfarë nuk është rënë dakord?
A është diskutuar ndonjëherë në këto negociata ideja që qeveria greke t’i shtrinte ujërat e veta territoriale nga 6 ne 12 milje? Nëse po cili ka qenë qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë pikë?
A e vendos Shqipërinë kjo shtrirje nga pala greke e detit territorial në 12 milje, në një pozitë më pak të favorshme negociuese?
A ka analizuar qeveria shqiptare pasojat juridike dhe të tjera të kësaj shtrirjeje për të cilën mediat kanë raportuar prej kohësh?
Nese ky zgjerim e vendos Shqipërinë në një pozitë më pak të favorshme, a duhet që qeveria shqiptare të paraqesë rezervat e saj lidhur me këtë zgjerim si dhe me aspekte të tjera që përkeqësojnë pozitat e Shqipërisë.
Partia Demokratike e Shqipërisë është krejtësisht e angazhuar në respektimn e të Drejtës Detare Ndërkombëtare, të Konventës së OKB mbi të Drejtën e Detit të Montego Bay të vitit 1982, të respektimit të të drejtave të të gjitha palëve dhe mbrojtjes së të drejtave të Republikës së Shqipërisë në përfitimin e të gjitha atyre hapësirave detare që me të drejtën ndërkombëtare i përkasin Republikës së Shqipërisë.

Lexo edhe :  U fut në lumë për të shpëtuar dy fëmijët grekë, shqiptari: Do i bëj tatuazh në zemër

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë, të bëjë transaparencë të plotë mbi çdo veprim apo mosveprim të saj në dëm të interesave të vendit, dhe garanton çdo qytetar shqiptar se nesër në pushtet do të luftojë me forcën e ligjit, në respektim të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ekspertizën më të mirë kombëtare e ndërkombëtare, për të mbrojtur interesat legjitime të Republikës së Shqipërisë.

Të fundit

Rinas, kapen turqit me dokumente false, tentuan kalimin si grekë

Policia kufitare e Rinasit njofton se ka parandaluar një rast të kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente false,...

Izraeli godet qendrën e emergjencës në qendër të Iranit

Mediat iraniane kanë raportuar se një qendër emergjence në qytetin Hoveyzeh, provinca Khuzestan, u shënjestrua sot nga Izraeli. Sipas raportimeve, shërbimet e emergjencës së provincës...

Një shënim për Shëngjinin e bukur (nga Ben Blushi)

Sapo lexova me kënaqësi se Pjerin Ndreu nuk kishte patur asnjë plan për ta ndryshuar emrin e Shëngjinit. Një ditë më parë edhe unë,...

E KRYER! Granit Xhaka lojtar i Milanit, zbulohen detajet e marrëveshjes

Calciomercato e quan të kryer: Granit Xhaka do të veshë fanellën e Milanit! Drejtori sportiv Igli Tare e ka prioritet kryesor mesfushorin shqiptar dhe...

Luftë ndaj “trurit bërthamor”, Izraeli vret shkencëtarin e 10-të iranian

Mediat iraniane kanë pranuar se një tjetër shkencëtar bërthamor ka vdekur në sulmet ajrore izraelite në vend, duke e çuar numrin zyrtar të të...

Lajme të tjera

Web TV