Gjozaj sërish president i FSHP: Kush del me doping ndiqet penalisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elez Gjozaj rikthehet në krye të Federatës Shqiptarë të Peshëngritjes. Ai fitoi në zgjedhjet e bëra përballë Eglantina Çunit, pasi mori 10 vota kundrejt 6 të rivales. Nga 17 anëtarët e federatës nuk votoi vetëm Lushnja, që u përfaqësua me kryetarin e bashkisë në kundërshtim me Statusin.

Everest Troka ishte një tjetër kandidat, por nuk mori asnjë votë në raundin e parë të votimeve, kurse Flamur Isufi u tërhoq nga gara. Gjozaj ka qenë edhe më parë presidenti i FSHP, teksa ishte dorëhequr në janar të vitit 2018 për shkak të skandalit të dopingut.

Zgjedhjet nuk është se kanë shkuar qetë, pasi ishin programuar më 14 nëntor. Edhe pse Gjozaj ishte përjashtuar nga komisioni për pastërtinë e figurës, anëtarët kërkuan që ai të ishte kandidat president. Kërkesa u pranua dhe në Asamblenë e Jashtëzakonshme, tre zhvilluar sot, Gjozaj fitoi dhe pastaj bëri një premtim.

“Falënderoj ata që më votuan, por edhe ata që nuk më zgjodhën. Të gjithë do të punojmë bashkë. Jemi një federatë elitare dhe më e mira në Shqipëri”, tha fillimisht Gjoza, i cili më pas foli edhe në lidhje me çështjen e dopingut.

“Do të mbaj marrëdhënie shumë të sakta dhe të vazhdueshme me WADA dhe ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Unë kësaj radhe do vendos me vendim të kryesisë që sportisti që del pozitiv do të shkojë për ndjekje penale”, përfundoi presidenti i FSHP, Elez Gjoza./l.m/Fjala.al

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV