Pse lënia e duhanit është kaq e vështirë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpeshherë zotohemi dhe premtojmë që do ta lëmë duhanin, duke vendosur data dhe objektiva që nuk janë reale për fillim. Pastaj fillojmë të ndjehemi të zhgënjyer pasi që nuk i mbajtëm premtimet dhe zotimet.

A e dini që shpeshherë dështojmë për shkak se kemi frikë për të kërkuar ndihmë.

Lënia e duhanit jo vetëm që është detyrë e vështirë në aspektin mendor, emocional dhe fizik, por do të jetë vërtetë një stres i madh për trupin tuaj për të tejkaluar varësinë nga nikotina dhe shprehia tashmë e krijuar për një kohë të gjatë.

Disa fakte për nikotinën.

Vetëm 4% deri në 7% të njerëzve të cilët tentojnë ta lënë duhanin janë në gjendje ta bëjnë atë. Të kërkoni ndihmë nga qendrat këshilluese, mjekësore apo përmes medikamenteve të ndryshme, mundet vërtetë t’i dyfishoj gjasat e lënies së këtij vesi të shpifur.

Nikotina kalon në tru afërsisht 10 sekonda pasi është thithur cigarja dhe kur ajo arrinë në tru – DOPAMINA lirohet, që shkakton kënaqësi dhe qetësi te duhanpirësit. Porsa ky efekt të përfundoj sa i përket dopaminës, lind nevoja për më tepër nikotinë dhe shfaqet dëshira për të pirë cigare përsëri dhe ky është cikël i pafund.

Prandaj kur tentoni ta leni duhanin, shfaqen simptoma jo të këndshme si irritimi, nervoza, depresioni, ankthi dhe vështirësia për tu koncentruar që janë shkaktarët kryesor për t’iu rikthyer pirjes së duhanit.

Lënia e duhanit nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin.

Mesatarisht duhanpirësit kanë 6-11 tentime për lënie të duhanit para se të jenë të suksesshëm dhe çdo ditë pa cigare duhet të konsiderohet si sukses. Pirja e duhanit është vërtetë komplekse, pasi nuk është vetëm shprehi e keqe, është edhe varësi. Jo më kot duhani (nikotina) konsiderohet drogë. E drogat janë shprehi të këqia dhe janë si rezultat i varësisë së krijuar.

Të fundit

Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, kush parti kryeson

Edhe në bashkinë Përmet tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Sipas asaj që raportohet, si rezultat forcë...

Dash Sula: 4 gjëra e kanë varrosur Partinë Demokratike në këto zgjedhje

“Sa kohë që në PD do të ketë njerëz që nuk mendojnë për partinë, për demokratët, për Shqipërinë, por mendojnë vetëm për karrigen e...

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme” PS thirrje komisionerëve: Respektoni ligjin

PS i bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të respektojnë ligjin dhe të vazhdojnë punën e numërimit të votave deri në fund për të...

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, teksa janë numëruar 470 qendra votimi nga 1282 në total. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste dominon me...

Drejt mandatit të katërt, PS fiton një tjetër bashki

Në bashkinë Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Edhe në këtë bashki fituese është Partia Socialiste me një rezultat të thellë, prej...

Lajme të tjera

Web TV