Bindet edhe Vladimir Putin, pranon të vaksinohet ndaj Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të marrë vaksinën Sputnik V kundër koronavirusit. Kështu ka njoftuar ditën e sotme zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov një kanali televiziv shtetëror rus.

“Putin tha se do të vaksinohet. Ai e mori këtë vendim dhe po pret që të përfundojnë të gjitha formalitetet,” u citua zëdhënësi, raporton “Reuters”.

Rusia filloi një program vaksinimi vullnetar me vaksinën Sputnik V të bërë nga vetë ky shtet, në fillim të dhjetorit, duke filluar me grupet më të prekshme në Moskë.

Njerëzit mbi moshën 60 vjeç mund të fillojnë të vaksinohen, tha kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin. Ky lajmërim erdhi një ditë pasi Ministria ruse e Shëndetësisë tha se vaksina ishte aprovuar për përdorim nga të moshuarit.

68-vjeçari Putin tha më parë se vaksina ruse ishte efektive dhe e sigurt dhe ai nuk pa asnjë arsye për të mos u vaksinuar.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në Rusi, Putini ka punuar kryesisht në distancë, ka mbajtur takime përmes videove, ndërsa udhëtimet kanë qenë të kufizuara.

Ai tha në gusht se një nga vajzat e tij kishte marrë pjesë në provën klinike të vaksinës dhe u ndje mirë më pas.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Lajme të tjera

Web TV