CNN paralajmëron: Nuk ka udhëtime në 2021 pa pasaportë vaksinimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tani që vaksinat e koronavirusit kanë filluar të përhapen në SH.B.A. dhe jashtë saj, shumë njerëz kanë filluar të ëndërrojnë ditën kur do mund të udhëtojnë përsëri, apo edhe të shkojnë përsëri në kinema, etj. Por, për të bërë këto aktivitete, përfundimisht mund t’ju duhet diçka përveç vaksinës: një aplikim për pasaportë vaksine.

Disa kompani dhe grupe të teknologjisë kanë filluar zhvillimin e aplikacioneve për smartphone, mënyrë që për individët të ngarkojnë detaje të testeve dhe vaksinimeve të tyre kundër Covid-19. Ata krijojnë ështu letra kredenciale, që mund të shfaqen për të hyrë në koncerte, stadiume, kinema, zyra, apo edhe për të lëvizur nga një vend në tjetrin.

“The Common Trust Network”, një projekt me bazë në Gjenevë dhe në bashkepunim me Forumin Ekonomik Botëror ka partneritet me disa kompani ajrore.

Aplikacioni ‘CommonPass’ lejon përdoruesit të ngarkojnë të dhëna mjekësore të tilla si një rezultat i testit Covid-19 ose, një provë e vaksinimit nga një spital ose profesionist mjekësor, duke gjeneruar një certifikatë shëndetësore ose të kalojë në formën e një kodi QR që mund t’u tregohet autoriteteve pa zbuluar informacione personale.

Sa i përket udhëtimeve aplikacioni bën të mundur shfaqjen e pasaportës shëndetësore në pikat e nisjes dhe mbërritjes, bazuar në itinerarin tuaj.

“Ju mund të testoheni sa herë që kaloni një kufi, por nuk mund të vaksinoheni sa herë që e kaloni atë”, tha për CNN Business, Thomas Crampton, drejtori kryesor i marketingut dhe komunikimit për Projektin ‘Commons’.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Lajme të tjera

Web TV