Zgjerimi me 12 milje në Jon/ MEPJ e Greqisë: Dekreti presidencial hyn në fuqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka hyrë në fuqi dekreti Presidnecial i Greqisë për zgjerimin e kësaj të fundit me 12 milje në detin Jon.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministra e Punëve të Jashtme. MEPJ e Greqisë thekson se dekreti është publikuar sot në Fletoren Zyrtare, duke u bërë kështu i vlefshëm.

Kujtojmë se përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me Kryeministrin shqiptar, se çështja mbetet e hapur nga viti 2009, kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias, Kryeministri Rama tha se të dyja vendet do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për çështjen e kufirit detar dhe Zonave Ekskluzive Ekonomike.

 

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për hyrjen në fuqi të Dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe përcaktimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro në Peloponez

 

Me publikimin në Fletoren Zyrtare hyn sot në fuqi dekreti presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt e Jon deri në Kepin Tenaro në Peloponez.

Dekreti Presidencial përputhet me zbatimin e rregullores së ratifikuar të Konventës së OKB-së viti 1982 mbi të Drejtën e Detit. Ky dekret përbën një hap të domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në rajonin përkatës, akt i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e padiskutueshme e vendit.

Lexo edhe :  Vrau efektivin e Patrullës, Gjykata dënon me burg përjetë Azgan Mërnicën

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, siç ato rrjedhojnë nga Konventa për të Drejtën e Detit, që pasqyron të drejtën tipike ndërkombëtare.

Greqia e përkushtuar në mbrojtjen e të Drejtës Ndërkombëtare, përfshi të Drejtën e Detit, vepron në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Të fundit

Rama: Problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për...

“Shqipëria diktaturë autoritare”/ Berisha: Droga është forca lëvizëse, vendos për çdo gjë

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar akuzat e ashpra ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “diktaturë autoritare”, ku sipas tij, droga...

31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë

Qendra Kombëtare e Biznesit përmes një njoftimi ka bërë me dije se 31 mijë subjekte dorëzuan bilancin vjetor para se të mbaronte afati i përcaktuar. Sipas statistikave...

Krimet elektorale, PD “heton” dumanin në shtator, Berisha tregon planin

Në derën e prokurorisë së posaçme Sali Berisha bëri të ditur edhe aksionin e parë të opozitës në Kuvend duke paralajmëruar ngritjen e një...

“Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një video denoncuese nga një qendër votimi në Fier në zgjedhjet e 11 majit, ku...

Lajme të tjera

Web TV