I kushtuan parodi vitit 2020, parodistët e Vlorës: Në rrugë na përshëndesin “në të s’ëmës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parodistët e Vlorës janë një prej grupeve ikonë të humorit shqiptar. Afrimi dhe Agroni, të vetmit që kanë mbetur nga grupi, nuk e lënë asnjë publikun e tyre të dashur pa krijimtari të zgjedhur dhe që merr gjithmonë vëmendje.

E fundit ishte parodia e tyre “Në të s’ëmës 2020”, kushtuar vitit të mbrapshtë 2020 që ka lënë shenjë në çdo njeri.

Parodistët e Vlorës shpresojnë që situata të ndryshojë në vitin 2021 dhe këtë e shpresojnë përmes urimit të tyre special.

Ditën e sotme ishin në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku treguan se si lindi ideja për të realizuar parodinë e tyre që u mirëprit shumë mirë nga publiku.

Afrimi tregon se janë frymëzuar nga një parodi italiane, të cilën e kanë përshtatur më pas në gjuhën shqipe.

“E bëmë, na pëlqeu shumë, për dy ditë ne e mësuam. Gjetëm një djalë fantastik për të bërë videon, e cila është shumë ndryshe nga ajo e Italisë dhe e kam bërë vetë”, tha Afrimi.

I pyetur se çfarë thonë gratë se është titull “seksit”, Afrimi tha duke qeshur se në rrugë e ndalojnë gratë dhe i thonë: “Përshëndetje në të s’ëmës”.

Ndërkohë Agroni shton se gratë e tyre e kanë mësuar përmendësh menjëherë, pasi e kanë kuptuar se nuk është për keq. “E kanë pritur mirë, edhe në rrjetet sociale shohim se e kanë pëlqyer shumë”, shtoi ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbeti e bllokuar në ‘Gjirin e Filikurit’, policia shpëton turisten çeke

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila...

Aksident i rëndë në Berat, ndërron jetë shoferi 29-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C.,...

Qëndrimi mbi telefona, mjekët: Shëndeti i syve të fëmijëve, në përkeqësim

Pushimet shtuan edhe më shumë qëndrimin para ekraneve të telefonave. Hapësirat digjitale ishin të lidhura kudo, në plazhe, shezllone, bare restorante e hotele si...

2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

Në verën e Pekin 2008, bota e sportit u bë dëshmitare e një mrekullie njerëzore që doli përtej çdo rekordi e imagjinate. Michael Phelps,...

Kategoritë e komentuesve në rrjetet sociale dhe ç’duhet të bëjmë me ta

Nga ROLAND QAFOKU Të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale duke postuar statuse, apo bëjnë komente gjithëfarësojsh, unë i ndaj në gjashtë kategori: 1. Ata që...

Lajme të tjera

Web TV