Zbulohet një popullatë e re balenash blu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Peshkimi i industrializuar i shfarosi pothuajse të gjitha rezervat e balenave në Detin Arabik në vitet 1960. Vetëm disa kafshë i mbijetuan masakrës. Tani studiuesit zbuluan një popullatë të re balenash blu, e cila madje mund të jetë një nënlloj tjetër nga ato që njiheshin deri tani.

Salvatore Cerchio dhe ekipi i tij analizuan klithjet e balenave nga tre rajone të ndryshme në pjesën veri-perëndimore të Oqeanit Indian dhe konstatuan ndryshime të jashtëzakonshme prej popullatave të tjera të balenave blu.

Cerchio dhe grupi i tij vunë re për herë të parë disa klithje të ndryshme, kur po studionin në vitin 2017 balenat Omura pranë Madagaskarit: një nga speciet më misterioze të balenave të mëdha, për të cilën dihej pak deri atëherë.

Tani shkencëtarët arritën t’i gjurmonin përfundimisht tingujt e popullatës së re të balenave blu dhe t’i krahasonin ato me regjistrimet e bëra në brigjet e Omanit. “Për ne qe vërtet një ngjarje e jashtëzakonshme kur zbuluam në regjistrimet tona klithma balene që ishin unike, që nuk ishin raportuar kurrë më parë dhe që më pas i identifikuam si grup balenash blu”, tha Cerchio.

Në Oqeanin Indian si në të gjithë botën ka popullata të ndryshme balenash blu që ndryshojnë nga njëra-tjetra prej klithmave të tyre. Njëra prej këtyre popullatave jeton në zonën midis Maldiveve dhe Sri Lankës.

Disa shkencëtarë madje mendojnë se balenat blu në Detin Arabik përfaqësojnë një specie të veçantë. Në dallim nga llojet e tjera të balenave blu ato nuk migrojnë sipas stinëve drejt Antarktidës, por e kalojnë tërë vitin në ujërat midis Gadishullit Arabik dhe Madagaskarit./DW

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV