“Do ja dilni”/ Ruçi solidarizohet me Kroacinë: Ne e dimë ç’do të thotë goditje nga fatkeqësia natyrore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër solidiariteti, homologut të tij kroat, Jandrokoviç, pas tërmetit 6.4 ballë që goditi vendin ballkanik.

Ruçi, në këtë letër të solidaritetit, shprehet se populli shqiptar e di shumë mirë se ç’do të thotë tragjedi natyrore, kurse shton se është i bindur se Kroacia do e mbyllë me sukses këtë ngjarje të rëndë për vendin mik.

Letra e solidaritetit e kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi drejtuar homologut të tij kroat:

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i shpreh solidaritetin kryeparlamentarit kroat Jandroković: Kroacia do ta përballojë me sukses këtë sfidë të natyrës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryetarit të Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandroković, në të cilën i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të ditës së sotme.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal ju shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të 29 dhjetorit, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në qytetin Petrinja.

Ne shqiptarët sepse i kemi ende të freskëta pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe e dimë mirë çdo të thotë të goditesh nga një tërmet i fuqishëm.

Shpreh bindjen se populli mik kroat dhe banorët e qytetit të Petrinjës do t’í përballojnë me sukses pasojat dhe vështirësitë e krijuara nga tërmeti, kjo sfidë e natyrës.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Gjykata Kushtetuese prish vendimin për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e...

PD çel fushatën me këngën e Rocky Balboas, Berisha entuziast krah amerikanit LaCivita

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në një miting të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Kreu i kësaj force politike dhe pretendenti...

Jorida Tabaku:Gabimet me pronat dhe të përndjekurit do i zgjidhim brenda mandatit të parë

Partia Demokratike çel sot (11 prill) fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me shpresën se grupimi më i madh opozitar do dalë fitues...

Vendoset paqja në Japoni, Yakuza shpall fundin e luftës së brendshme

Organizata më e madhe kriminale në Japoni, Yamaguchi-gumi, ka shpallur zyrtarisht fundin e konfliktit të gjatë me një fraksion rival, duke premtuar se nuk...

VIDEO/ PD hap fushatën, Berisha dhe LaCivita mbërrijnë në sheshin “Nënë Tereza”

Vetëm pak minuta para nisjes së fushatës së koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza” në...

Lajme të tjera

Web TV