KQZ kërkesë partive politike: Sugjeroni zonat ku doni që të aplikohen projektet pilote

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur sot një kërkesë partive politike në vend në lidhje me zbatimin e teknologjisë (votim dhe numërim elektronik) në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që do të përdoren në zgjedhje do të implementohen me projekte pilot, të cilat duhet të përfshijnë jo më shumë se 20% të zgjedhësve, duke filluar nga zgjedhjet e para, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Pavarësisht nga ky rregull, në zgjedhjet e para për Kuvendin pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100% të votuesve”, njofton KQZ.

Kështu institucioni i ka bërë me dije partive që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me zonat ku dëshirojnë që të aplikohen projektet pilote në zgjedhje, para se KQZ të marrë vendimet përkatëse.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Putin propozoi të takohen në Moskë, ja përgjigja që dha Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë "JO" për propozimin e homologut rus, Vladimir Putin, që të takohen në Moskë. Putin...

Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë i kishin deklaruar TV Kombëtar...

Berisha takon deputeten e Forza Italia: Bëhuni avokate e demokracisë!

Sali Berisha ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok...

Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnje. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një...

Mourinho: Neymar? Nuk ia vlen as t’i mendosh sa zero ka paga e tij

José Mourinho ka rrëfyer mbi eksperiencën e tij në Turqi dhe ka mohuar zërat për interesim të Fenerbahçes së tij karshi Neymar. Në një...

Lajme të tjera

Web TV