Ndahet nga jeta gjiganti Pierre Cardin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stilisti francez Pierre Cardin, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij. Në korrik, ai kishte festuar ditëlindjen e tij të 98-të. Stilisti vizionar dhe pionieri i prêt-à-porter, e dha frymën e fundit në një spital në Paris. Biri i emigrantëve italianë, ai u bë një gjigant i modës dhe stilit. Në 1950-ën ai themeloi shtëpinë e tij të modës. Cardin u bë i famshëm për stilin e tij futurist, i frymëzuar shpesh edhe nga sipërmarrjet e para të njeriut në hapësirë.

Preferonte prerjet gjeometrike, duke injoruar shpesh format femërore. Adhuronte stilin unisex dhe eksperimentimin e linjave të reja. Në 1954 ai prezantoi bubble dress, fustanin me flluska. Cardin ka patur një intuitë të jashtëzakonshme edhe për zgjedhjen e tregjeve të reja. Në 1959 ai u bë i pari stilist që hapi në Japoni një dyqan të modës së lartë.

Pietro Cardin, ishte djali i tregtarëve francezë të verës dhe lindi në Treviso të Italisë më 2 korrik 1922. Ai ishte i fundit i 11 fëmijëve. Prindërit e tij, u larguan nga Italia e Musolinit për t’u kthyer në Francë. Ata donin që Pierri i ri, tashmë, të bëhej një arkitekt, por që kur ishte fëmijë ishte e qartë se interesi i tij ishte i fokusuar te moda dhe dizajni. Në moshë të re, një fallxhore i lexoi atij fatin dhe i tha se do të bëhej jashtëzakonisht i suksesshëm dhe emri i tij do të ishte i njohur deri në Australi. Ai mendoi asokohe se ishte e çmendur, por duket se që aty kish nisur ngritja e tij…

Të fundit

Valixhja e Tundimeve/I vodhën zarfet Gjestit,Vëllai i Madh u kërkon banorëve t’i kthejnë!

Gjesti si lider i shtëpisë, mori një natë më parë nga “Vëllai i Madh” Valixhen e Tundimeve. Brenda saj ndodheshin...

Lazio zhgënjen ndaj Venezias, vetëm barazim

Lazio nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në fushën e Venezias. Pavarësisht rasteve në këtë takim, asnjë nga ekipet nuk shfrytëzoi rastet. Lacialët...

Kreu i PD kërkon votën e Diasporës për të mundur Ramën, sulmon Soros e McGonigal

Partia Demokratike zhvilloi sot takimin me emigrantët shqiptarë në Parma. Ra në sy prezenca e gjyqtarit Gjin Gjoni, sikurse edhe në Romë, kur ishte...

Milan synon rikthimin tek fitorja në transfertën e Torinos, formacionet zyrtare

Milani luan në transfertë me Torinon në orën 18:00. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë të Seria A pas eliminimit nga Championsi dhe tashmë sytë e...

Të kalosh shumë kohë në rrjete sociale lidhet me ulje të vetëbesimit

Një studim i fundit nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin dhe...

Lajme të tjera

Web TV