Policia Bashkiake e Tiranës dhuron gjak, Veliaj: Shembull përgjegjshmërie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe këtë fundvit Bashkia e Tiranës i është bashkuar nismës “Dhuro gjak, shpëto një jetë”, duke e cilësuar muajin dhjetor si muajin e dhurimit për njerëzit në nevojë.

Pjesë e dhurimit vullnetar janë bërë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët i janë drejtuar Bankës së Gjakut.

Teksa vlerësoi nismën e policëve bashkiakë për dhurimin e gjakut, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo shërben për t’i dhënë një mundësi atyre që kanë nevojë për të vazhduar jetën.

Kur dhuron gjak, shpëton jetë! Krenar për të gjithë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët kujdesen jo vetëm për qytetin, por edhe për qytetarët që kanë nevojë për gjak. Si shembull i përgjegjshmërisë qytetare, ata i bashkohen shpesh nismave të Kryqit të Kuq për dhurimin vullnetar të gjakut”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Nisma të tilla shërbejnë për të shpëtuar njerëz, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin në shkallë më të lartë mbi domosdoshmërinë e dhurimit të gjakut./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/posts/10159100167556926

Të fundit

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen...

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe zonat muzeale të mbrojtura nga...

Lajme të tjera

Web TV