Rama vizitë në lagjen ‘Rilindja’ në Fushë-Krujë: Do strehohen 1200 banorë të prekur nga tërmeti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri vjon inspektimet në zonat e rindërtimit në Fushë-Krujë.

Ai është ndalur në lagjen “Rilindja”, në të cilën pas procesit të rindërtimit do të strehohen rreth 1200 banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

“Aty ku po merr formë Lagja e Rilindjes pas rrënimit katastrofik të një viti më parë dhe ku do të strehohen, në kushte pakrahasimisht më të mira se më parë rreth 1200 banorë të prekur nga tërmeti”, thotë Rama.

I shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ky i fundit ka thënë se në total në Fushë Krujë do ndërtohen 15 pallate dhe 128 njësi individuale.

“Në lagjen rilindja do strehohen 1200 banorë të prekur nga tërmeti. 128 njësi banimi të organizuara në një kompleks njësisht me të gjitha ambientet. Në total në Fushë Krujë do ndërtohen 15 pallate dhe 128 njësi individuale komplet. Jemi fiks me programin me të gjitha ndërtesat”, tha Ahmetaj.

Këtu Rama shtoi se nga “fundi i verës përfundojnë pallatet”. Në çdo pallat do të ketë nga një njësi tregtare, të vogël, vijoi Ahmetaj.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV