Ndjeheni të fryrë pas festave? Ndiqni këto 7 këshilla të thjeshta

Janë të shumtë rastet kur jeni në dietë. Ju qëndroni larg brumërave, pijeve të gazuara dhe përsëri ndiheni të fryrë. Por ashtu siç ndodh shpesh në ditë festash të gjithë i thyejmë rregullat dhe lëmë mënjanë dietat.

Por ndodh që konsumimi i tepërt i këtyre ushqimeve pa u vënë veshin na shkaktojnë ndjenjën e fryrjes gjë që na bën të mos ndihemi rehat. Për të eliminuar këtë gjendje mjafton të ndiqni këto 7 rregulla nga dietologia Rolina Naço:

1. filloni ditën me 1 gotë ujë të vakur dhe pas 20-30 minuta konsumoni mëngjesin

2. mos harroni të ushqeheni me vaktet e vogla dhe të shpeshta

3. eleminoni konsumin e kripës dhe sheqerit për këto ditë, duke e zëvendësuar me erza si rigon, kurmuma, piper të kuqe, hudhër dhe kanellë

4. shtoni konsumin e ujit 5-8 gota ujë në ditë

5. 2-3 gota caj hibiskus ose çaj jeshilë

6. shtoni aktivitetin këto ditë ecje, vrape, kërcim etj

7. mirë do të ishte që vakti i fundit të ketë një distance prej 12 oresh me vaktin e parë të ditës së nesërme./Bl.Ba/Fjala.al