Guri i Diellit, enigma e simbolit 24 tonësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 17 dhjetor 1790, në Meksikë zbulohet guri kalendarik i njohur si Guri i Diellit  apo Guri i 5 Epokave. Objekti, një skulpturë monolite, u zbulua gjatë riparimeve të Katedrales në kryeqytetin Meksiko. Guri është 3 metra e 70 centimetra në diametër dhe peshon rreth 24 ton.

Qëllimi i saktë dhe kuptimi i këtij guri është i paqartë.

Arkeologët dhe historianët kanë propozuar një numër teorish; Guri i Diellit tregon se amerikanët autoktonë në Tenochtitlan (sot Meksiko) kishin njohuri të gjeometrisë dhe mekanikës për t’a lëvizur gurin nga gurorja në destinacionin përfundimtar. Një aspekt i gurit është rëndësia fetare. Sipas një teorie, fytyra në qendër të gurit përfaqëson hyjninë Azteke të diellit. Të tjerë thonë se figura në qendër përfaqëson mitin Tenochtitlan të krijimit.

Një tjetër tipar i gurit ka të bëjë me matjen e kohës, kalendarin. Disa shenja ose glife tregojnë ditët dhe muajt, disa prej simboleve mund të përfaqësojnë 5 epokat nëpër të cilat toka besohet se ka kaluar që nga krijimi. Një tjetër karakteristikë e gurit mund të jetë rëndësia e tij gjeografike. Katër pikat mund të lidhen me të katër anët e dheut apo pikat kardinale.

Qarqet e brendshme mund të shprehin hapësirë ​​dhe kohë. Për më tepër, është aspekti politik i gurit, apo kultura vetë-centriste që synon të mbajë një popull së bashku, në këtë rast për të treguar se tenochtitlanët ishin qendra a botës dhe si rrjedhim, qendër e autoritetit. Banorët autoktonë për rreth kryeqytetit meksikan besojnë se në mbishkrimet e gurit fshihet historia e tyre dhe shpesh i referohen atij si Libri i madh i Historisë, ndërsa shkencëtarë, në Meksikë e SHBA kanë filluar prej kohësh punën për deshifrimin e simboleve të gdhendura në gur.

Lexo edhe :  Pse shumica e automjeteve të reja nuk kanë gomë rezervë?

Pavarësisht se me çfarë emri njihet, arkeologët në Muzeun Kombëtar Antropologjik në Meksiko, ku Guri është i ekspozuar, besojnë se ka më shumë gjasa që Guri i Diellit të ketë qenë përdorur thjesht si arenë apo altar për ndeshje a flijime rituale, sesa si referencë astrologjike, astronomike apo historike.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Vetëvendosja po dështon të formojë qeverinë, emisari i BE-së zbarkon në Prishtinë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për një vizitë të shkurtër në Prishtinë. Kështu kanë bërë...

Të mirat nuk po ndalen për Gjestin/ Fituesi i BBVA arrin një tjetër sukses (Foto)

Një javë historike për këngëtarin Gjesti. Me 19 prill Gjesti u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, duke rrëmbyer çmimin e madh...

Pse Mark Zuckerberg mund të detyrohet të shesë Instagram dhe WhatsApp?!

Kompania Meta, në pronësi të Mark Zuckerberg, është duke u përballur me një gjyq vendimtar në SHBA, që mund të çojë në ndarjen e...

Cila është gjëja që nuk i lejohet kurrsesi djalit të Donald Trump në shkollë?

Barron, djali 18 vjeçar i Donald Trump ka marrë vëmendje të madhe gjatë fjalimit të të atit në momentin e inaugurimit të këtij të...

Gara për drejtuesin e RTSH/ Asnjë kandidat nuk siguron votat e nevojshme

Ditën e sotme është zhvilluar votimi për drejtuesin e RTSH-së. Nga ky votim asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojë kuotën e nevojshme prej...

Lajme të tjera

Web TV