Disa këshilla dhe dieta detox që ju duhet pas festave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tani ndiheni të shëndoshë të fryrë dhe sigurisht pak në faj. Gjëja që secili prej nesh do të donte është që t’i heqim sa më parë ato kilogramët e padëshiruara që na i dha gjeli i detit dhe ëmbëlsirat. Për ata që i urrejnë dietat drastike kemi një lajm të mirë. Detox është ajo që ju duhet.

Detox nuk është nga ato dietat e rrepta që askush nuk i dëshiron, detox është thjesht një ndërrim strategjie. Në vend të gjelit të detit apo panetonit, duhet konsumuar zarzavate dhe drithëra, e në vend të verës apo pijeve me gaz, duhet konsumuar uji. Ja disa këshilla konkrete se si duhet bërë detox.

Ujë dhe kripë. Konsumoni patjetër 2 litra ujë në ditë ose 8 gota. Uji do të pastrojë trupin tuaj nga toksinat dhe do të bëjë të mundur gjithashtu eliminimin e celulitit. Kripa e tepërt në trup do të dalë me konsumimin e ujit.

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e zorrëve. Sipas dietologëve një njeri duhet të marrë çdo ditë 25-30 gramë fibra. Ushqimet që përmbajnë fibra janë: lakra, selinoja, patatja e ëmbël, karota, frutat e thata.

Hudhra është një prej ushqimeve magjike që duhet konsumuar. Ajo ndihmon enzimat në mëlçi për të filtruar helmet e tepërta. Gjithashtu ndihmon në sistemin kardiovaskular të trupit.

Limoni është një ndër detoksikuesit më të mirë. Vetëm disa pika limon në një gotë me ujë, do t’ju bëjë që të mbusheni me vitaminë c dhe me zero kalori.

Përveç këtyre që përmendëm më lart duhet të bëni një herë në javë një dietë që përmban vetëm ujë, perime dhe fruta./

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV