Përfundon ndërtimi i ujësjellësit në Hotolisht, Balla: Fillojmë vitin 2021 në krye të punëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2021 për 1 mijë banorë të fshatit Hotolisht të Librazhdit ka nisur me lajmin e mirë të përfundimit të investimit për ujësjellësin e ri.

Ky investim i Bashkisë së Librazhdit ka bërë të mundur furnizimin me ujë të banorëve të kësaj zone në kohë të plotë, 24 orë dhe me cilësi, pasi uji merret nga burimet malore mbi 1 mijë metra.

Ujësjellësi ka një gjatësi prej 16 km, i pajisur me puseta kontrolli dhe reduktorë presioni, si dhe tubacion të cilësisë më të lartë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra teksa pa nga afër punimet kërkoi mirëkuptimin e banorëve dhe për vendosjen e matësave të cilat do të sigurojnë faturimin korrekt dhe mosshpërdorimin e ujit të pijshëm.

Është një investim shumë i madh. Sikurse qyteti i Librazhdit, edhe kjo zonë e merr ujin e pijshëm në lartësi mbi 1 mijë metra duke garantuar cilësinë, por edhe kohën 24 orë furnizim.

Vendosja e matësave është detyrim. Për familjet e varfëra kemi menduar që bashkia do të sigurojë mbështetje. Por uji i pijshëm është një pasuri për të cilën duhet të kujdesemi të gjithë.

E fillojmë vitin 2021 në krye të shumë punëve pasi këtë investim zona e ka pritur prej 30 vitesh, por u desh të merrnim administrimin e kësaj njësie për t’ju rikthyer punëve”, deklaroi Balla.

Ndërsa kryebashkiaku Gurra në fjalën e tij tha se para Reformës Administrative Territoriale, investime të tilla ishin të paimagjinueshme.

Nga ky investim përfitojnë rreth 1 mijë banorë. Ky është një ujë shumë cilësor. Është një investim i Bashkisë Librazhd. Para 5 vitesh, para Reformës Territoriale as mund të mendohesh se bashkia do të ishte në gjendje të kryente të tilla investime. Po përpiqemi që edhe në fshatra të tjerë të ndërtojmë ujësjellësa të rinj, për të mbajtur fjalën e dhënë që të çojmë në çdo familje ujë cilësor”, tha Gurra.

Lexo edhe :  Tokë e ‘xanum’/ Rama paralajmëron bizneset: Hiqini trarët e tendat nëpër lokale

Banorët kishin vite që kërkonin ndërhyrjen në sistemin e ujit të pijshëm sidomos përsa i përket cilësisë së tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV