U bë shteti i parë Europian që pranoi vaksinën ruse, Hungaria heq dorë papritur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hungaria me gjasë nuk do të përdorë vaksinën ruse për koronavirusin, për shkak të kapacitetit të kufizuar të prodhimit, tha kryeministri hungarez Viktor Orban, teksa kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian lidhur me blerjen e vaksinave.

Orban kishte dërguar ekspertë në Rusi dhe Kinë për të monitoruar zhvillimin e vaksinave dhe Hungaria kishte marrë edhe një mostër të vaksinës ruse, Sputnik V.

“Ne e dimë që vaksina ruse është e mirë, por nuk ka doza të mjaftueshme dhe me gjasë nuk do të ketë, për shkak se ata kanë kapacitete të kufizuara të prodhimit”, tha të dielën Orban, gjatë një interviste për radion publike hungareze.

Për dallim nga Sputnik V, “vaksina kineze është më premtuese dhe duket se do të jetë e gatshme më shpejt në sasi të mëdha”, tha Orban.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Hungaria u bë shteti i parë evropian që pranoi një mostër të vaksinës ruse.

Ekspertët rusë dhe ata perëndimor kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me vaksinën, e cila nuk është miratuar për përdorim nga rregullatori evropian për barna.

Orban tha se nuk ishte i lumtur me dinamikën e blerjes së vaksinave nga BE-ja.

“Ka pasur produkte që më shpejt kanë qenë të qasshme në Kanada, Mbretëri të Bashkuar e Izrael sesa në BE”, tha ai.

Kritikat e fundit të Orbanit për BE-në, vijnë pasi javën e kaluar ai nuk u pajtua me qasjen e bllokut për nisjen e koordinuar të vaksinimit kundër koronavirusit./ REL

Të fundit

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Forcat speciale ukrainase kanë shkatërruar dy bombardues në një bazë ajrore thellë brenda Rusisë, sipas agjencisë së inteligjencës së...

Futbolli spanjoll në zi pas ndarjes nga jeta të Ramos, mbrojtësit të Las Palmas

Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Zeben Ramos, mbrojtës i ri i Las Palmas. 23-vjeçari ndërroi jetë pas...

Kurti: Jemi furnizuar me arsenal ushtarak më shumë se kurrë

350 rekrutë të rinj u janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e betimit të ushtarëve që i takojnë gjeneratës së dytë...

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5 milionë dollarë për dasmën...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Lajme të tjera

Web TV