Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka dhënë sot lajmin e mirë për mësuesit, pasi njoftoi rritjen e rrogës së tyre me 15%.
Kushi e bën të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ndërsa shpreh mirënjohjen e saj për mësuesit.
“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e pareshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin!”, shkruan ajo.
Megjithatë nuk bëhen me dije detaje nga ky vendim, duke mos përcaktuar as edhe datën se kur pritet të nisë rritja e rrogave për mësuesit./Bl.Ba/Fjala.al