Ministrja Kushi: Fokus të veçantë tek fëmijët me aftësi ndryshe, do ti mbështesim në çdo aspekt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka regauar pas një vizite që ka bërë ditën e sotme në “Institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë”.

Kushi është shprehur e kënaqur për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës në këtë institut me fëmijët me aftësi ndryshe dhe shprehet se MASR do të bëjë gjithçka është e mundur për fëmijët me aftësi ndryshe.

Postimi i plotë i Evis Kushit

Së bashku me kolegun tim deputet Ervin Bushati përjetuam disa momente shumë të ngrohta pranë fëmijëve të “Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë”. U gëzova shumë ndërsa pashë nga afër se si ky institut është organizuar mjaft mirë për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe respektimin e çdo mase anti-COVID.

Plot 73 nxënës në total gëzojnë #përkujdesje maksimale nga stafi i përkushtuar dhe përveç akomodimit dhe shërbimeve ditore pranë institutit kanë kushte të favorshme për shërbimin mjekësor, dentar, psikologjik dhe atë logopedik.

Kurrikulës së programit të shkollës, e cila bazohet në atë të arsimit 9-vjeçar të përgjithshëm, i është shtuar vjet edhe gjuha e shenjave shqipe duke përmirësuar kështu procesin e mësimdhënies dhe orientimin drejt edukimit dygjuhësh: në gjuhën e shenjave dhe në gjuhën e shkruar shqipe. Njëkohësisht, pranë institutit zhvillohen lëndë speciale për zhvillimin personal; lëndë profesionale si rrobaqepsia, këpucaria apo zdrukthtaria; sikurse ditë për ditë nxënësit zhvillojnë orë të shumta të edukimit sportiv dhe fizik.

Ne si #MASR, falë edhe politikave tona të gjithëpërfshirjes, do të bëjmë gjithmonë çka është e mundur që fëmijët me #aftësi ndryshe t’i kemi në #fokus të veçantë dhe t’i mbështesim në çdo aspekt.
#Gjithëpërfshirje

Të fundit

Pse turizmi nuk po rrit konsumin në Shqipëri?

Nga buka te makaronat, orizi, vaji i lulediellit, birrat, preparatet larëse deri te baret dhe restorantet, si shfaqet ecuria...

Gjendet kërpudha me peshë rreth 13 kilogramë në Turqi

Kërpudhat turke morel janë shumë të kërkuara në të gjithë botën dhe janë të njohura për vlerat e tyre ushqyese, aromën dhe shijen intensive. Kërpudhat...

Takimi i Ramës në Athinë, Andoni: Kryeministri nuk përmendi votën e emigrantëve

Analisti Ben Andoni, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë, ku atje u takua me emigrantët...

Ca truke të thjeshta që i duhen çdo shtëpie për të tërhequr më shumë para

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që...

Mbreti Karli III flet për luftën me kancerin: Kam humbur shijen gjatë trajtimit

Në zbulimet personale, që konsiderohen të pazakonta për familjen mbretërore britanike, Mbreti Karli III, i cili muajt e fundit po lufton me kancerin dhe...

Lajme të tjera

Web TV