Ndryshimet në qeveri/ Rama mbledh sot Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet e reja në qeveri, ku Olta Xhaçka u dekretua nga Presidenti Ilir Meta si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, sjellin mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit sot në orën 17:00.

Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës.

Kuvendi i Shqipërisë e nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj ka bërë që ajo të mblidhej 2 javë më parë në një seancë të jashtëzakonshme.

Presidenti Ilir Meta dekretoi mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin. Emërimi i Otla Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme u bë pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa është vlerësuar edhe nga ambasadorja Yuri Kim duke e konsideruar si një aleate të shkëlqyer.

Në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi, i cili është rikthyer sërish në qeveri në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Rendi i ditës:

– Hapja e sesionit të jashtëzakonshëm të legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.

1. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.889, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

2. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.890, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

3. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.891, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

4. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.892, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Miqësia mbaroi! Trump nxjerr në shitje makinën që i dhuroi Elon Musk

Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë për të shitur makinën e tij Tesla, një veprim që duket se...

Alpinistët Mrika dhe Arianit Nikçi zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

Babë e bijë me ngjitjen më të shpejtë në Seven Summits në histori. Tashmë është bërë zyrtare! Mrika dhe Arianit Nikçi janë tashmë pjesë...

Ndahet nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ditën e sotme ka ndërruar jetë diplomati Ilir Shqina. Shqina ka qenë ish-bashkëshorti i Grida Dumës, me të cilën ka edhe një djalë. Lidhur me vdekjen...

Dueli me Serbinë, nga mbrojtja në sulm, dilema në formacion nga Sylvinho

Trajneri Silvinjo ka dilemat e fundit sa i përket formacionit të mundshëm që do të hedhë në fushë. Nga mbrojtja në sulm, braziliani ka ende...

S’jam ushtar rreshti, shumë njerëz në PD duhet të hapin krahun pas dështimit!

Në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Durrësit, janë vjedhur votat brenda Partisë Demokratike dhe duhet bërë transparenca, vendosur një precedent dhe standard,...

Lajme të tjera

Web TV